Bija Ime fort e dashur, Unë kam një Mesazh, që më duhet ta jap për popullin Amerikan.
Ndjekësit e Mi fort të dashur, ju duhet t'i kushtoni vëmendje tani Fjalës Sime të Shenjtë dhe të dëgjoni.
Ju po përballeni me shumë persekutim për shkak të mëkateve të bashkëqytetarëve tuaj dhe të atyre që janë në kontroll të ligjeve tuaja mbi abortin. Ky mëkat tejet i madh, për të cilin ju jeni fajtorë më shumë se miliona herë, e ka prerë Zemrën Time sikurse një shpatë ta shporonte atë disa herë.
Mëkatet tuaja të imoralitetit dhe dashuria juaj për pasurinë materiale më fyen Mua thellësisht. Ju nuk keni asnjë besnikëri ndaj Meje në mënyrën siç pritet prej jush. Ata prej jush që janë larguar nga e Vërteta, duhet të më thërrasin Mua që Unë të mund t'jua hap sytë.
Unë i dua të gjithë fëmijët e Hyjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kam frikë se mëkati ka krijuar një hendek kaq të gjerë saqë shumë prej jush do të bien në një humnerë dëshpërimi, nëse nuk e pranoni Ekzistencën e Hyjit.
Është e rëndësishme që ju të luteni fort sepse fuqia e Satanit ka depërtuar në shumë prej ligjeve tuaja. Ligjet, shumë prej të cilave do të futen nga ata ateistë mes jush, do të jenë një neveri në Sytë e Atit Tim.
Sa Unë lotoj për shkak të mashtrimit që po ju paraqitet. Shërbëtorët e Mi të shenjtë mes jush do të shtypen si insekte nën këmbët e atyre udhëheqësve që më mohojnë Mua, Jezusin tuaj.
Kjo është një kohë kur lutja duhet të jetë qëllimi juaj ditor, që kombi tuaj të mund të shpëtohet dhe të përfshihet mes 12 kombeve të Mia në Parajsën e Re.
Këtu është një Lutje e Kryqëzatës (85) për të shpëtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga dora e mashtruesit.
O Jezus i dashur, mbuloje kombin tonë me Mbrojtjen Tënde më të shtrenjtë. Na i fal mëkatet tona kundër Urdhërimeve të Hyjit. Ndihmoje popullin Amerikan të kthehet tek Hyji. Hape mendjen e tyre ndaj Udhës së Vërtetë të Zotit.
Hapi zemrat e tyre të ngurtësuara, që të mund ta mirëpresin Dorën Tënde të Mëshirës. Ndihmoje këtë komb të rezistojë kundrejt blasfemive, që mund të imponohen mbi ne për të na detyruar të mohojmë Praninë Tënde.
Ne të lutemi Ty, Jezus, të na shpëtosh, të na mbrosh nga të gjitha të këqijat dhe ta pushtosh popullin tonë në Zemrën Tënde të Shenjtë. Amen.
Shkoni, populli Im, dhe kurrë, të mos keni frikë ta tregoni dashurinë tuaj për Mua dhe kurrë të mos e mohoni Krishtërimin tuaj.
Jezusi juaj