Kerko Mesazhet ketu

Thursday 1 November 2012

Kjo është një periudhë e vështirë dhe e vetmuar për vizionarët dhe profetët e shumtë sepse secili prej tyre punon vetëm

E Martë, 16 Tetor 2012, në 16:20

Bija Ime fort e dashur, kur Unë them se i kam dërguar profetët e Mi në botë, kjo do të thotë se secilit i ka qenë dhënë një mision specifik. As edhe dy misione nuk kryqëzohen me njëri-tjetrin.

Kjo është një periudhë e vështirë dhe e vetmuar për vizionarët dhe profetët e shumtë, sepse secili prej tyre punon vetëm. Ti, bija Ime, ashtu si Unë të kam thënë, je profeti i fundit. Kushdo që vjen tani, dhe deklaron se shpall Fjalën Time, që nga koha kur ti merrje Mesazhet e tua, nuk e ka marrë këtë autoritet prej Meje.

Shumë shpirtra të gjorë kanë vendosur që të kërkojnë vëmendje, dhe në disa raste, që t’ia ulin vlerën këtyre Mesazheve të Shenjta, të dhëna botës për të ndihmuar të shpëtohen shpirtrat e Mi.

Unë vij për t’i bërë thirrje fëmijëve të Hyjit që të dëgjojnë atë çka Unë kam për të thënë, por Unë nuk mund t’i detyroj ata që të më dëgjojnë Mua.

Unë kurrë nuk mund t’i komandoj fëmijët e Hyjit për të bërë diçka, sepse kjo është e pamundur, sepse atyre iu është dhënë Dhurata e vullnetit të lirë.

E gjitha që Unë kërkoj është që ju t'i hapni zemrat tuaja, dhe ta lejoni Dashurinë Time t’i mbushë shpirtrat tuaj. Unë dëshiroj që të gjithë ju, përfshirë edhe ata që kryejnë vepra të liga, ta dini se Unë ju dua. Për këtë, shpëtimi juaj është përparësia Ime. Sidoqoftë, profecitë e treguara në Librin e Zbulesës kanë filluar.

Ata që i dëgjojnë udhëzimet e Mia dhe i përgjigjen thirrjes Sime mund të shpëtojnë shumë shpirtra.

Dëshira Ime është që secili prej jush të vijë tek Unë dhe të jetojë në Mbretërinë e Parajsës së Re.

Unë nuk i dënoj mëkatarët e rëndë, dhe as nuk ju kërkoj juve që t’i dënoni ata, sepse kjo nuk është e drejta juaj. Kur apo nëse ju e dënoni një tjetër, ju nuk flisni në Emër të Hyjit. Nëse ju i inkurajoni të tjerët që të gjykojnë njerëz të tjerë, duke i dënuar ata, ju më refuzoni Mua, Jezusin tuaj.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të dëgjoni vetëm një zë në këtë kohë. Zëri Im është gjithçka që ju duhet të fokusoheni, nëse dëshironi të shpëtoni veten, familjen, miqtë dhe fqinjët tuaj. Të gjitha lutjet janë kërkuara tani për t'ju ndihmuar ju dhe të dashurit tuaj për t’u përgatitur për Rrëfimin Tim, Paralajmërimin.

Koha është afër tani.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/10/16/it-is-a-difficult-and-lonely-time-for-the-numerous-seers-and-prophets-because-each-one-works-alone/