Kerko Mesazhet ketu

Monday 5 November 2012

Unë dëshiroj që ushtria Ime të thotë këtë Lutje të Kryqëzatës për Fitoren e Kishës së Mbetur

E Enjte, 25 Tetor 2012, në 21:50

Bija Ime fort e dashur, ti duhet t'i inkurajosh të gjithë ndjekësit e Mi që të vazhdojnë të ngrenë Grupe Lutjesh kudo.

Koha ka ardhur për Mua që t'ju bëj thirrje dhe t’ju mbledh të gjithëve, për të formuar ushtrinë Time, që marshimi drejt fitores së përjetshme të mund të fillojë në po këtë ditë.

Më 9 Nëntor 2012, në përvjetorin e dytë të thirrjes Sime të parë tek ti, bija Ime, Unë dëshiroj që ushtria Ime të thotë këtë Lutje të Kryqëzatës, për Fitoren e Kishës së Mbetur.

Lutja e Kryqëzatës (82) Për Fitoren e Kishës së Mbetur

Jezus, Mbret dhe Shpëtimtar i botës, Ty ne të kushtojmë nderimin tonë, besnikërinë dhe veprat tona, për të shpallur Lavdinë Tënde tek të gjithë.


Na ndihmo të fitojmë forcën dhe besimin për t’u ngritur dhe për të deklaruar të Vërtetën në çdo kohë. Kurrë mos na lejo të lëkundemi apo të vonojmë në marshimin tonë drejt fitores dhe në planin tonë për të shpëtuar shpirtrat.

Ne të dhurojmë dorëzimin tonë, zemrat tona dhe gjithçka që ne zotërojmë, për të qenë të lirë nga pengesat, ndërsa vazhdojmë në udhën me gjemba drejt Portave të Parajsës së Re.


Ne të duam Ty, Jezus i dashur, Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë i dashur.

Ne bashkohemi në trup, mendje dhe shpirt me Zemrën Tënde të Shenjtë.

Hidhe mbi ne Hirin Tënd të Mbrojtjes.


Na mbulo me Gjakun Tënd të Shtrenjtë, që të mund të mbushemi me kurajën dhe dashurinë për t’u ngritur dhe deklaruar të Vërtetën e Mbretërisë Tënde të Re.

Amen.


Unë kërkoj që ju, të dashur ndjekësit e Mi, të mblidheni, të shtoheni në numër dhe ta përhapni Fjalën Time të Shenjtë në çdo komb. Unë kërkoj që ju të përqendroheni tek Unë, gjithmonë, dhe të punoni me Mua drejt fitores përfundimtare të shpëtimit.

Jezusi juaj