Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 3 November 2012

Miliarda shpirtrat tashmë në Ferr janë ata që më refuzuan Mua paturpësisht gjatë jetës së tyre

E Shtunë, 20 Tetor 2012, në 23:20

Bija Ime fort e dashur, pamja që Unë të lejova ta dëshmoje natën e kaluar, ishte për të forcuar ty shpirtërisht, dhe për të të treguar të Vërtetën e jetës pas vdekjes.

Gjatë orëve të para pas vdekjes, Satani dërgon djajtë e tij për t’i tunduar shpirtrat – madje edhe në këtë fazë.

Ai i tundon ata që ta refuzojnë gjendjen e Purgatorit. Ai ua bën të njëjtën gjë atyre, të cilët kanë vdekur në gjendjen e hirit të Zotit dhe që janë të destinuar për në Parajsë.

Unë të tregova ty shpejtësinë me të cilën shpirtrat zhyten në Ferr dhe persekutimin e frikshëm me të cilin ata përballen, me qëllim që të paralajmërohen ata që nuk besojnë se ai ekziston.

Miliarda shpirtra janë atje tashmë, dhe ka kaq shumë të tjerë që hyjnë atje çdo sekondë, saqë ty t’u duk si një shi prej yjesh të rënë, si një stuhi breshëri, duke rënë në liqenin e zjarrit.

Unë të tregova gjithashtu tronditjen dhe gëzimin në fytyrat e atyre shpirtrave, kur ata kanë qenë tërhequr në minutën e fundit dhe janë shpëtuar. Kjo është në sajë të vuajtjeve të pranuara nga shpirtrat e viktimë, për shpëtimin e shpirtrave të tillë nga Ferri.

Ti e pe, së pari, terrorin, dhe pastaj, frikën në fytyrat e tyre, ndërsa e Vërteta e vendit të prehjes përfundimtare të tyre iu zbulohet. Pastaj t’u tregua gëzimi në fytyrat e tyre, kur e kuptuan se ata kishin qenë shpëtuar.

Miliarda shpirtrat, që gjenden tashmë në Ferr, janë ata që më refuzuan Mua, paturpësisht, gjatë jetës së tyre në tokë. Shumë prej tyre ishin njerëz të zgjuar dhe inteligjentë, në pozita influence në botë, të cilët bënë çdo gjë për të siguruar që Fjala e Hyjit të mos dëgjohej. Shumë prej tyre ishin përgjegjës për urdhërimin e vrasjes së mijëra njerëzve të pafajshëm. Ata i ekzekutuan fëmijët e Hyjit pa asnjë keqardhje në zemrat e tyre. Ata kryen vepra të ndyra, duke përfshirë perversitetet seksuale, të cilat janë fyese për Hyjin dhe të urryera prej Tij.

Shumë të tjerë, shkaktuan persekutim kundër Kishave të Hyjit përmes aktiviteteve jofetare, dhe në disa raste, u bashkuan me armikun në mesha të zeza, ku ata adhuronin bishën.

Këta janë shpirtrat që ti po shpëton bija Ime. Ata me shpirtra të nxirë dhe zemra prej guri.

Gjenden dhjetë herë më shumë shpirtra në Ferr sesa në Purgator. Miliarda shpirtrat në Ferr, të gjithë në nivele të ndryshme, e tejkalojnë numrin e atyre në Qiell me tridhjetë-e-tre (në Ferr) për çdo shpirt të vetëm (në Qiell).

Nuk është e lehtë të shkosh në Qiell, dhe duhet shumë përkushtim për t’i përgatitur shpirtrat tuaj për të hyrë tek portat.

Kjo është koha e të Vërtetës. E Vërteta nuk është gjithmonë e këndshme, por është e nevojshme që të gjithë fëmijët e Hyjit ta kuptojnë.

Mëshira Ime, sidoqoftë, është e madhe. Kur ju e kërkoni atë, për veten tuaj, lutjet tuaja do të marrin përgjigje. Kur ju kërkoni që një shpirt tjetër të shpëtohet, sidomos në kohën e vdekjes së tyre, thirrja juaj do të dëgjohet. Nëse nuk e kërkoni Mëshirën Time, ajo nuk mund të jepet.

Në kohën e Paralajmërimit, Mëshira Ime do të derdhet kudo përmbi tokë. Pastaj ju duhet të ma kërkoni Mua Mëshirën Time të Madhe, për t'ju mbrojtur.

Ata që e refuzojnë Mëshirën Time, kjo do të jetë sipas vullnetit të tyre të lirë.

Mëshira Ime është e bollshme, dhe prapë shumë pak e kërkojnë atë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/10/20/the-billions-of-souls-already-in-hell-are-those-who-rejected-me-shamelessly-during-their-life/