Kerko Mesazhet ketu

Monday, 26 November 2012

Hyji Atë: Unë ju ofroj të ardhmen më të përkryer

E Enjte, 22 Nëntor 2012, në 19:00

Bija Ime më e dashur, Drita e Dashurisë Sime bie përmbi tokën sot, me shpresën që zemrat e fëmijëve të Mi të trazohen.

Për ata që nuk më njohin Mua, dhe ka shumë që kanë frikë të më afrohen Mua, ju duhet ta dini se Unë dëshiroj t'ju marr në Mbretërinë e Birit Tim.

Unë Jam Hyji i Dashurisë dhe Hyji që ju ka falur Dhuratën e Shpëtimit.

Ju nuk duhet ta hidhni poshtë këtë Dhuratë, sepse ajo ju dhurua njerëzimit që ata të mund të bashkoheshin përsëri për të shijuar Parajsën, të cilën Unë e krijova për ata në fillim.

Kjo është koha për ditën e Zotit dhe ju, fëmijët e Mi, po përgatiteni për këtë ditë të madhe.

Koha për Ndërhyrjen Time Hyjnore, që ju të mund të shpëtoheni për të hyrë në portat e Mbretërisë së Birit Tim, ka për të ndodhur së shpejti.

Kur profecitë e parathëna në Librin Tim të Shenjtë të fillojnë të ndodhin, ju më në fund do ta pranoni të Vërtetën.

E Vërteta që Unë i kam premtuar njerëzimit për këto kohë, po ju jepet juve tani.

Përse, mund të pyesni ju, Unë dua që fëmijëve të Mi t'iu jepet e Vërteta e Fjalës Sime të Shenjtë përsëri?

Kjo është për arsyen se fare pak besojnë në ekzistencën Time në botë sot. Ata nuk i ndjekin më 10 Urdhërimet e Mia.

Arroganca ka zëvendësuar përulësinë mes fëmijëve të Mi, duke përfshirë edhe shumë shërbëtorë të shenjtë të cilët ishin caktuar për ta transmetuar të Vërtetën. Shumë vetë e shpërfillin të Vërtetën e Fjalës Sime dhe akoma më shumë vetëve kurrë nuk iu është mësuar kuptimi i ekzistencës së tyre mbi tokë.

Sa shumë shpirtra munden tani të shëlbohen për shkak të Dashurisë Sime, dhe Unë, për këtë qëllim, ju kam dhënë udhëzime, përmes Birit Tim të dashur, se çfarë pritet prej jush.

Përqafojeni të Vërtetën. Kujtojini ata që janë pranë jush për Dashurinë Time të Madhe për fëmijët e Mi.

Ashtu si çdo Baba i mirë, Unë do t'i paralajmëroj fëmijët e Mi për rreziqet që ata ndeshin. Unë kurrë nuk do t'i lejoj ata të ecin verbërisht drejt rrjetës së mashtrimit, që ka rënë përmbi njerëzimin, si një rrjetë peshkatari përmbi një grumbull peshqish që nuk dyshojnë.

Unë nuk do t'i lejoj ata të cilët përpiqen të ndalojnë që Fjala Ime e Shenjtë të dëgjohet për ta penguar Fjalën e Birit Tim. Unë as edhe nuk do të dështoj, në detyrën Time, për t’i paralajmëruar fëmijët e Mi për ndëshkimet që ata do të hasin, nëse vazhdojnë të më ofendojnë Mua prej trajtimit që iu bëjnë të tjerëve.

Unë Jam Ati juaj. Unë Jam përgjegjës për mbledhjen e fëmijëve të Mi së bashku përsëri dhe Unë do të përdor çdo gjë të nevojshme për të shpëtuar fëmijët e Mi nga e keqja.

Çdo taktikë, çdo hile do të përdoret nga Satani dhe ndjekësit e tij të përkushtuar për t'ju ndaluar ta dëgjoni të Vërtetën.

Këtë Unë solemnisht e premtoj. Ju do të merreni rrufeshëm në Krahët e Mi dhe në mbrojtjen e Mëshirës së Madhe të Birit Tim.

Beteja për shpirtrat ka filluar, edhe pse kjo mund të mos jetë e dukshme për shumë prej jush.

Me qëllim që ju të shijoni Parajsën Time të Re në tokë, ju duhet ta pranoni Dorën Time, ndërsa ajo shtrihet drejt jush. Mos kini frikë sepse Unë i mbuloj të gjithë ata që më nderojnë Mua, Atin e tyre të Përjetshëm dhe Birin Tim të Çmuar, me Vulën Time.

Dëgjojeni Thirrjen Time. Të jeni të fortë. Mbyllini veshët ndaj pëshpërimave të bishës pasi ai i përdor ata shpirtra, që janë të njollosur me mëkatin e krenarisë, për t'ju larguar nga Unë.

Unë ju ofroj të ardhmen më të përkryer. Ju nuk duhet ta refuzoni këtë Parajsë, sepse kjo është trashëgimia juaj. Sa prej jush do ta refuzonit një trashëgimi me pasuri të madhe në botë? Fare pak. Mos e bëni gabimin për t'ia kthyer shpinën kësaj Dhurate.

Kushdo që përpiqet t'ju ndalojë, ka nevojë për lutjet tuaja, sepse Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi.

Unë, Ati juaj, do siguroj që plani Im i madh, për të lajmëruar Ardhjen e Dytë të Birit Tim, të mos vonohet.

Ejani tek Unë, përmes Birit Tim, dhe ju nuk do të keni nevojë për asgjë. Unë ju dua. Unë lotoj për shumë prej jush, tepër kokëfortë për të parë se kjo është, me të vërtetë, thirrja nga Qielli, e premtuar për t'ju përgatitur për Epokën e Re të Paqes.

Ati juaj i Dashur

Hyji Më i Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/22/god-the-father-i-offer-you-the-most-perfect-future/