Kerko Mesazhet ketu

Monday 12 November 2012

Unë kam nevojë për ndihmën tuaj. Ashtu si kisha nevojë për apostujt dhe dishepujt e Mi kur Unë ecja në tokë

E Enjte, 8 Nëntor 2012, në 15:50

Bija Ime fort e dashur, dishepujt e Mi, shërbëtorët e shenjtë dhe pjesëtarët e klerit tani po mblidhen në mbarë botën në përgjigje të kësaj thirrjeje nga Qielli.

Unë, Jezu Krishti i tyre i dashur, jam i pranishëm në zemrat e tyre me hiret e Mia të veçanta.

Ata e dallojnë këtë thirrje Hyjnore, sepse Shpirti i Shenjtë i ka mbuluar ata me dijen se jam, me të vërtetë Unë, Jezu Krishti, Biri i Njeriut, i Cili po komunikon me ata.

Ju, kongregacioni Im i dashur dhe i shtrenjtë, jeni të ndërthurur me Zemrën Time të Shenjtë në këtë kohë.

Unë po ju drejtoj përgjatë udhës ku ju të mund t’ua komunikoni të Vërtetën shpirtrave të humbur që kanë nevojë për Mëshirën Time të madhe.

Dhurata Ime për ju është kjo. Unë do t'ua prek zemrat në një mënyrë që ju do ta kuptoni menjëherë se ky është Frymëzim Hyjnor.

A nuk e dini se sa shumë Unë ju dua? Se sa shumë jeni të mbrojtur nën Fuqinë e Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, që i ka premtuar botës shpëtimin?

Ardhja Ime e Dytë është afër dhe Unë dëshiroj t’i shpëtoj të gjithë mëkatarët, pa marrë parasysh se sa të nxirë janë shpirtrat e tyre. Mbajeni mend se do të jetë në sajë të angazhimit tuaj për të më lejuar Mua që t'ju drejtoj, që këta shpirtra të mjerë të mund të shkëputen nga mbërthimi i të ligut.

Mos hezitoni për t'iu përgjigjur thirrjes Sime, por dijeni se ju duhet të jeni të kujdesshëm se si e bëni këtë. Unë kam nevojë ta ndërtoj ushtrinë Time në një mënyrë të tillë që ata të mund të mblidhen privatisht, për t’u bashkuar si një, që ata të mund t’i paraqesin lutjet e tyre para Meje.

Ju duhet të veproni me shpejtësi dhe ata shpirtra, kur të recitojnë Lutjet e Mia të Kryqëzatës, do të tërhiqen drejt jush.

Unë kam nevojë për ndihmën tuaj. Ashtu siç kisha nevojë për apostujt dhe dishepujt e Mi kur Unë ecja në tokë.

Ejani tani. Mos kini frikë. Mos i dëgjoni ata që ju sfidojnë, që do t’ju tallin apo që do të hedhin shpifje mbi Fjalën Time të Shenjtë. Koha juaj për të më shërbyer Mua ka ardhur. Ngrihuni me kurajo dhe më ndiqni Mua. Unë do t'ju mbush me dashuri dhe gëzim në zemrat tuaja. Së shpejti ju nuk do të keni asnjë dyshim se kush po j’ua bën këtë kërkesë.

Unë ju falënderoj që ju përgjigjët thirrjes Sime. Unë ju bekoj dhe ju udhëzoj në çdo kohë.

Jezusi juaj