Kerko Mesazhet ketu

Sunday 11 November 2012

Hyji Atë: Hierarkia e të gjithë ëngjëjve në Qiell po mblidhen në katër anët e tokës në këtë kohë

E Martë, 6 Nëntor 2012, në 22:45

Bija Ime më e dashur, hierarkia e të gjithë engjëjve në Qiell po mblidhen në katër anët e tokës në këtë kohë. Ata po përgatiten tani për sulmin e ndëshkimeve, që do të lëshohen mbi njerëzimin.

Të gjitha këto gjëra duhet të ndodhin – stuhitë, luftërat, zia e urisë dhe diktaturat – do të bien mbi tokë ndërsa beteja po fillon, ashtu siç është parathënë.

Toka do të tundet në katër anët e globit dhe shumë vetë do të tronditen, sepse ata nuk do të kenë parë të shfaqen të tilla trazira përpara tyre.

Ju, fëmijët e Mi, jeni në kohët e mbarimit dhe periudha që shtrihet përpara do të jetë e vështirë. Ata prej jush që janë besnikë ndaj Meje dhe që e vënë gjithë besimin e tyre tek Unë, do t'i rezistojnë këtyre trazirave.

Shumë ndryshime do të shpërthejnë tani në botë dhe ju që e dini të Vërtetën, të jini mirënjohës. Ju do ta kuptoni se, ndërsa kjo do të thotë fundi i kohëve që ju i keni njohur deri tani, kjo do të jetë gjithashtu koha që do të lajmërojë një fillim të ri, siç është parathënë. Një pikënisje të re. Një Parajsë të Re mbi tokë.

Kjo do të thotë liri, fëmijë. Ju do të merreni rrëmbimthi në Krahët e Mi për të pritur banesën e re që Unë me kujdes e kam krijuar për të gjithë ju.

Për shumë njerëz kohët do të jenë të vështira për t’u duruar, por vetëm ata që e pranojnë të Vërtetën do të ngulmojnë dhe përparojnë, sepse ata do të jenë të mbrojtur.

Vula Ime duhet të përhapet.
Dashuria Ime duhet të bëhet e njohur tek çdo fëmijë i Imi, i çdo feje, besimi dhe sidomos, tek ata që nuk më njohin Mua, si dhe tek ata që e refuzojnë Ekzistencën Time.

Unë e përgatis ushtrinë Time në Qiell, ashtu siç e përgatis ushtrinë Time në tokë.

Së bashku ne do të luftojmë ligësinë, e cila është gati të paraqitet prej çdo shteti përmbi njerëzit e tyre të pashpresë.

Nëse ju ngriheni dhe refuzoni të pranoni Shenjën e Bishës, Unë do t’ju mbroj.

Qëndrat, e organizuara nga profetët e Mi ndër vite, do të ngrihen, secila si një oazë në shkretëtirë. Këtu ju do të jeni në gjendje që ta deklaroni besnikërinë tuaj ndaj Meje, Atit tuaj. Këtu ju mund të mblidheni për t’u lutur për shpirtrat e atyre që do të humbasin nën pushtetin e antikrishtit.

Lutuni, lutuni, lutuni. Koha juaj ka qenë e përcaktuar dhe Ardhja e Dytë e Birit Tim do të ndodhë së shpejti.

Vetëm Unë, Ati juaj i dashur, e di këtë datë. Madje dhe Biri Im i çmuar, Jezu Krishti, nuk ka dijeni për të. Por dijeni këtë.

Ndërsa ju jeni duke u përgatitur përmes këtij, dhe Misioneve të tjera, kjo do t’ju lajmërohet papritur, kur do të jetë tepër vonë për shumë të tjerë për t’u kthyer. Në të kundërt ata do të vrapojnë.

Qëndroni të fortë, fëmijët e Mi. Plani Im është që ta shkatërroj bishën dhe të shpëtoj secilin nga fëmijët e Mi. Lutjet tuaja mund të Më ndihmojnë Mua të shpëtoj çdo shpirt të çmuar.

Hyji Më i Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/06/god-the-father-the-hierarchy-of-all-the-angels-in-heaven-gather-at-the-four-corners-of-the-earth-at-this-time/