Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 18 November 2012

Roman Katolikët, do të duhet të mbajnë Mesha nëpër streha ose Kisha sigurie

E Diel, 11 Nëntor 2012, në 22:00

Bija Ime fort e dashur, ju duhet të mblidheni së bashku dhe të kërkoni ata shpirtra që janë të paditur ndaj të Vërtetës.

Shtrijini krahët tuaj. Tregojuni atyre që ta dëgjojnë të Vërtetën. Jeta dhe shpirti i tyre mund të humbasin, nëse ju nuk i ndihmoni ata të vijnë tek Unë.

Kryqëzata, Misioni i Kishës së mbetur mbi tokë, do të jetë po aq sfiduese sa ato në Mesjetë. Ajo nuk do të përfshijë luftëra fizike, kur një ushtri bën një betejë në një luftë të zakonshme.

Kjo luftë do të jetë një luftë shpirtërore, megjithëse disa luftëra do të bëhen shkas, që miliona grupe lutjesh të ngrihen për ta dobësuar fuqinë e antikrishtit.

Këto lutje janë shkruar në Qiell dhe premtojnë Hire të jashtëzakonshme.


Ato kanë vetëm një qëllim dhe ai është për të shpëtuar shpirtrat e gjithsecilit; secilin fëmijë, secilin besim, secilin seks, secilin emërtim fetar dhe ateistët. Kjo është dëshira Ime më e madhe.

Ju, dishepujt e Mi, jeni nën drejtimin Tim. Hiret që Unë hedh përmbi ju janë tashmë duke dhënë fryt. Së shpejti fuqitë që Unë do t’i jap, përmes Hireve të Lutjeve të Kryqëzatës, do të tërheqin me mijëra shpirtra të rinj.

Ju mund të mendoni se si një grup i vogël lutjesh mund të arrijë të tilla konvertime? Përgjigja është e thjeshtë. Është ngaqë ju jeni të mbrojtur nga Ati Im, dhe të drejtuar direkt nga Unë, që ju do të keni sukses. Ju nuk mund të dështoni. Në një kohë që ju do të përjetoni shumë shpërqendrime dhe debate, si dhe luftë të brendshme shpirtërore, që duhet të pritet në këtë punë, Unë do të jem krah jush gjithmonë.

Mbajeni mend se ne tani po përgatitemi për rënien e shërbëtorëve të Mi të shenjtë, që do të jetë si rezultat i përçarjes në vijim, e cila do të shpërthejë në Kishat e Krishtera.

Prandaj, ndërsa ushtria e mbetur do të jetë e udhëhequr nga priftërinj dhe klerikë të tjerë të Krishterë, shumë vetë do të jenë shërbëtorë laikë, pasi kjo do të jetë një kohë ku do të ketë një mungesë të priftërinjve.

Ju, dishepujt e Mi, do të duhet të grumbulloni dhe të ruani Hoste për Kungim, sepse ato do të bëhen të vështira për t’u gjetur. Ata midis jush, që janë Roman Katolikë, do të duhet të mbajnë Mesha nëpër streha ose Kisha sigurie.

Një mision, i ngjashëm me persekutimin Nazist Gjerman ku Hebrenjtë ishin të përndjekur, do të krijohet për të çrrënjosur të ashtuquajturit tradhtarë të Kishës së Re Botërore, për të cilën do t'ju thuhet se është për të gjitha fetë.

Ju do të akuzoheni për njollosjen e Meshës, dhe të formës së tyre të re të prezantimit të Meshës, ku Unë nuk do të jem i pranishëm në Eukaristinë e Shenjtë, sepse kjo do të jetë një neveri në Sytë e Atit Tim.

Trupi dhe Gjaku Im do të jenë të pranishëm në Meshat e mbajtura në ato qendra dhe streha ku ju t’i qëndroni besnikë Transubstancimit për ta bërë Sakramentin e Sakrificës së Shenjtë të Meshës që të jetë i vërtetë dhe i pranuar nga Ati Im.

Unë do të vazhdoj t'ju udhëzoj ndërsa ju vazhdoni të formoni Grupet e Lutjes ‘Jezusi për Njerëzimin’ nëpër botë.

Shumë janë tashmë duke u formuar çdo ditë. Unë i falënderoj ata që i kanë ndjekur udhëzimet e Mia dhe që tregojnë bindje.

Qëndroni në paqe. Ju duhet të keni më shumë besim. Lëreni frikën mënjanë sepse ajo nuk vjen nga Unë. Ne tani po rritemi dhe po përhapemi në çdo skaj të tokës. Së shpejti të gjithë do të ndjekin dhe kur kjo të ndodhë, lutjet do ta ndryshojnë botën përmes kthimit në besim.

Unë ju dua të gjithë. Unë jam mirënjohës dhe i prekur që ju menjëherë m’u përgjigjët Mua përmes këtij Misioni të rëndësishëm, më i madhi i orkestruar ndonjëherë për t'i sjellë të gjithë mëkatarët në shtëpi tek Ati dhe të sigurtë nga ndikimi dhe tundimet e bishës.

Jezusi juaj