Kerko Mesazhet ketu

Sunday 11 November 2012

Toka do të rënkojë nga dhimbjet ndërsa antikrishti e përgatit hyrjen e tij

E Hënë, 5 Nëntor 2012, në 18:50

Bija Ime fort e dashur, bota tani duhet të përgatitet për ndryshimet e mëdha, që Unë i kam lejuar, me qëllim që ta përgatis njerëzimin për Ardhjen e Dytë.

Shumë punë është bërë përmes ndjekësve të Mi të dashur, për të shpëtuar miliona shpirtra; përmes lutjeve që Unë ju kam dhënë.

Besnikëria juaj ndaj Meje, Jezusit tuaj, ndjekësit e Mi të dashur, do të thotë se ju keni sjellë shpirtra tek Unë, të cilët janë tani të sigurtë, dhe se në të kundërt, do të ishin hedhur në Ferr.

Kaq të fuqishme janë lutjet tuaja, saqë me kohën, kur miliona vetë më shumë t'i pranojnë Mesazhet e Mia të dashurisë dhe shpresës, miliarda shpirtra do të shpëtohen.

Puna Ime përmes jush, dishepujt e Mi, po shpëton mijëra e mijëra njerëz çdo ditë. Prandaj, ju kurrë nuk duhet t’i lejoni dyshimet, që natyrisht do t’ju sulmojnë, herë pas here, dhe që mund t'ju pengojnë për t’u lutur.

Tani ju duhet të dëgjoni

Shumë gjëra do të ndodhin tani. Stuhitë do të shtohen në mbarë botën dhe toka do të rënkojë nga dhimbjet ndërsa antikrishti e përgatit hyrjen e tij. Nuk do të jetë gjatë përpara se ai ta shfaqë veten.

Përqendrohu, bija Ime, në përhapjen e Fjalës Sime, edhe pse mund të hasësh shumë pengesa. Mos lejo që asgjë të mos i vonojë Mesazhet e Mia për t’iu dhënë gjithësecilit.

Nuk do të jetë numri i njerëzve që do marrin Librin e së Vërtetës apo Mesazhet e Mia, por numri i njerëzve të cilët i recitojnë Lutjet e Mia të Kryqëzatës, ai që do të bëjë ndryshimin.

Lutjet do ta dobësojnë fuqinë e antikrishtit.

Do të jenë ndëshkimet e dërguara në tokë prej Atit Tim, të cilat do t'i vrasin ata udhëheqës apo grupe që guxojnë t’i lëndojnë fëmijët e Tij.

Fuqia e Hyjit do t'i mbulojë ata që e duan Atë.

Fuqia e Hyjit do t’i mbrojë ata që kthehen në besim.

Hyji, Ati Im i Përjetshëm, do të vazhdojë të derdhë Hiret e Tij derisa Fuqia e Tij t’i mbulojë dhe t’i mbrojë të gjithë fëmijët e Tij mbi tokë.

Shkoni në paqe, shpresë dhe dashuri. Kini besim tek Unë, dhe çdo gjë do të jetë mirë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/05/the-earth-will-groan-in-pain-as-the-antichrist-prepares-his-entrance/