Kerko Mesazhet ketu

Saturday 24 November 2012

Virgjëra Mari: Ju duhet të luteni që ata shpirtra të gjorë, të cilët vazhdojnë ta kryqëzojnë Birin tim, të largohen nga mëkati

E Mërkurë, 21 Nëntor 2012, në 18:45

Fëmija Im, të gjithë fëmijët e mi që e duan Birin tim duhet të bashkohen në lutje në këtë periudhë vështirësie në botë.

Ju duhet të luteni që ata shpirtra të gjorë, të cilët vazhdojnë ta kryqëzojnë Birin tim, të largohen nga mëkati dhe t'i përgjërohen Birit tim që t'i fali.

Koha është e shkurtër dhe vetëm ata në gjendjen e hirit të Zotit mund të hyjnë në Mbretërinë e Birit tim.

Kur më përpara, duheshin shumë vite lutjesh, sakrifice dhe devotshmërie ndaj meje, Nënës suaj të Bekuar; tani do të ketë vetëm pak kohë të mbetur për ju për të kërkuar shpengim.

Lutuni fort, të vegjëlit e mi, për ata që e fyejnë Birin tim dhe që e çnderojnë Atin Tim, Hyjin Më Të Lartin.

Sa shumë ia kanë kthyer shpinën Hyjit. I ligu ia ka arritur që t'i kthejë zemrat e tyre në gur.

Shumë pak vetë e nderojnë jetën, e cila iu dha fëmijëve të Hyjit. Jeta juaj është në Duart e Hyjit. Kushdo që interferon me Krijimin e Hyjit do të ndëshkohet.

Fëmija im, ti duhet t'i bësh thirrje të gjithë atyre që iu është dhënë Libri i së Vërtetës që të më luten mua, Nënës së Shpëtimit. Mua më është caktuar detyra për ta ndihmuar Birin tim në shpengimin e njerëzimit.

Më lejoni mua t'ju ndihmoj fëmijë që ta shikoni udhën drejt Birit tim me qartësi dhe dashuri në zemrat tuaja.

Unë do t'ju ndihmoj që të kapërceni çdo pengesë, që e bllokon udhëtimin tuaj drejt Mëshirës së Birit tim.

Ju lutem ta kujtoni se Biri im fal gjithçka. Ai i do të gjithë fëmijët e Hyjit, pavarësisht se sa ata e torturojnë Atë.

Gjithçka që ju duhet të bëni është të ktheheni tek Ai dhe të kërkoni Mëshirën e Tij për t'ju sjellë pranë Tij.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë ata që e kanë fyer Birin tim dhe që i kanë njollosur Kishat e Tij, sepse ata kanë nevojë për ndihmën tuaj.

Ata janë shpirtra të humbur dhe duhet të kthehen në Gjirin e Birit tim. Përndryshe kjo do ta thyente Zemrën e Tij.

Faleminderit që i përgjigjeni kësaj thirrjeje nga Qielli.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/21/virgin-mary-you-must-pray-that-those-poor-souls-who-continue-to-crucify-my-son-turn-away-from-sin/