Bija Ime më e dashur, koha që Unë ta ridërgoj Birin Tim të vetëm, Jezu Krishtin, për t’i mbledhur të gjithë fëmijët e Mi brenda Zemrës Sime, është afër.
Zemra Ime, burimi i gjithë Jetës, do të hapet për t’i mbledhur të gjithë fëmijët e Mi si një trup i vetëm.
Premtimi Im, për t’i shpëtuar të gjithë të vegjlit e Mi, është pothuajse i kompletuar.
Dëshira Ime më e madhe është që t’ia tregoj Veten Time çdo personi, përfshirë atyre që nuk e kuptojnë se përse apo se si ata u krijuan nga Dora Ime.
Së shpejti, Biri Im do të dërgohet për ta zbuluar të Vërtetën e Krijimit të njerëzimit.
Kjo ditë ka qenë përgatitur për kaq shumë dekada. Nuk do mund të kishte ndodhur, më përpara, sepse humbja e aq shumë prej fëmijëve të Mi, do të kishte qenë tepër e madhe.
Së shpejti, fëmijëve të Mi do t'iu tregohet e Vërteta e krijimit të tyre, e ekzistencës së tyre dhe e pavdekshmërisë së shpirtrave të tyre.
Ndërsa kjo ngjarje do të krijojë shpresë dhe gëzim të madh në shumë shpirtra, për të tjerët, ajo do të jetë një mundim, të cilin ata nuk do të jenë në gjendje që ta durojnë.
Burimi Im i Dashurisë dhe i Mëshirës ka për t’u vërshuar përmbi të gjithë njerëzimin përmes Birit Tim, Jezu Krishtit.
Pas kësaj do të vijë përçarja e madhe, kur shpirtrat që i përgjigjen Mëshirës së Tij, do të merren mënjanë.
Shpirtrave që mbeten do iu jepet çdo mundësi për ta dëgjuar Thirrjen Time nga Qielli.
Unë, Ati i tyre, do ta bëj Veten Time të njohur nëpërmjet fuqisë së klimës. Dora Ime do të dëshmohet ndërsa Unë e arrij secilin prej fëmijëve të Mi, për t'i shpëtuar ata nga vdekja.
Thirrja Ime do të dëgjohet, por jo prej të gjithëve. Atyre shpirtrave do t'iu tregohet Dashuria Ime, përmes profetëve të Mi, në përpjekjen e fundit për t'i tërhequr ata drejt Zemrës Sime.
Qiejt do të çmbështillen dhe do të hapen. Si një pergamenë e mbledhur, ato do të rrokullisen për t’u hapur, derisa shenjat e Qiellit të jenë zbuluar. Tingujt e Engjëjve të Mi do t’i tërheqin këta shpirtra të Mi të vegjël, deri në fund.
Unë tani premtoj se Burimi Im i Dashurisë do ta mbulojë të gjithë tokën, ndërsa Unë e bashkoj Zemrën Time me zemrat e të gjithë fëmijëve të Mi.
Ndërhyrja Ime Hyjnore do të dëshmohet nga miliarda njerëz dhe shumë vetë do të vrapojnë në Krahët e Mi të Shenjtë të lehtësuar. E Vërteta e Planit Tim Hyjnor, dhe misteri i jetës në tokë, do të shfaqen hapur që të gjithë t'i shohin. Vetëm atëherë njeriu do ta pranojë të Vërtetën e ekzistencës së Jetës së Përjetshme.
Fundi i vuajtjes në tokë është afër. Persekutimi final, ku i ligu mbretëron mbi fëmijët e Mi, është kompletuar.
Pastaj, liria që Unë kam dëshiruar për fëmijët e Mi që nga fillimi, do të jetë më në fund e tyre.
Më kërkoni Mua, fëmijë, Atin tuaj të dashur, sepse Unë ju mbaj në Duart e Mia. Unë po vij, përmes Birit Tim, për t'ju marrë në Mbretërinë Time të Re në tokë.
Kjo është trashëgimia që Unë i kam premtuar Birit Tim. Ky është premtimi Im për të gjithë fëmijët e Mi.
Koha për këto mrekulli të mëdha, po afrohet shumë pranë.
Unë e bekoj çdonjërin prej fëmijëve të Mi.
Unë ju dua.
Unë ju mbuloj dhe ju bashkoj me Zemrën Time.
Ati juaj
Hyji Më i Larti