E Shtunë, 3 Nëntor 2012, në 19:00
Bija Ime fort e dashur, kur shpirtrat largohen nga Unë, dhe kur ata bien në mëkat, ata kurrë nuk duhet të kenë frikë nga Unë.
Sapo të mëkatoni, ndjekësit e Mi të dashur, ju duhet të ktheheni menjëherë tek Unë.
Kurrë të mos keni turp apo ndrojtje që të vini duke vrapuar tek Unë pasi që keni kryer një mëkat. Kjo është e vetmja mënyrë se si ju mund të fitoni forcën për të ecur me Mua përsëri.
Nëse ju nuk ktheheni tek Unë, por në të kundërt më evitoni Mua, ju do të dobësoheni akoma më tepër, dhe do ta lejoni veten të ekspozuar ndaj tundimeve të vëna para jush, çdo ditë, nga i ligu.
Mëkati është diçka me të cilin lind çdo fëmijë. Mëkati origjinal duhet të çrrënjoset, përmes Sakramentit të Pagëzimit. Edhe atëherë, shpirtrat prapë do të tundohen për sa kohë që njerëzimi mbetet nën sundimin e Satanit.
Për ta çliruar veten tuaj nga mëkati është e thjeshtë. Së pari ju do ta dini, në zemrat tuaja, se kur ju keni kryer mëkat. Shumë njerëz në botë sot e shpërfillin mëkatin sikur të mos kishte asnjë pasojë. Prapë, nëse njerëzit do ta pranonin haptas se si ndjehen pasi mëkatojnë, ju do të kuptonit se paqja e tyre e brendshme është copëtuar më dysh.
Mëkati ndjehet nga shumica e shpirtrave derisa ata bëhen kaq të errët saqë vetëm mëkati do t'i kënaqë epshet e tyre. Prandaj ju duhet të kërkoni faljen e Hyjit, çdo herë që ju mëkatoni. Nëse nuk e bëni, atëherë mëkati do të përparojë brenda jush dhe ju do ta keni më të vështirë që t'i rezistoni tundimit.
Kur ju ndjeni keqardhje në zemrat tuaja, më thërrisni Mua, Jezusin tuaj të dashur, për t'ju ndihmuar.
Nuk ka asnjë mëkat që nuk mund të falet, me përjashtim, të mëkatit të blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë. Gjithmonë më thërrisni Mua për ndihmë, pa marrë parasysh se sa të turpëruar ndjeheni, për shkak të mëkateve që keni kryer.
Zemra Ime shkon tek të gjithë fëmijët e Hyjit. Ju jeni krijimi i Tij i çmuar dhe Ai ju do të gjithëve pavarësisht nga mëkatet tuaja. Luftojeni mëkatin duke kërkuar shpengim, sa herë që ju mëkatoni.
Së shpejti mëkati nuk do të jetë më. Fshikullimi i mëkatit do të jetë një gjë e së shkuarës.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/03/soon-sin-will-be-no-more-the-scourge-of-sin-will-be-a-thing-of-the-past/