E Mërkurë, 7 Nëntor 2012, në 21:28
Bija Ime fort e dashur, e gjithë bota do t’i ndjejë ndryshimet, pasi çdo vend do të përjetojë një qetësi dhe një gjendje pritjeje, dhe prapë shumë vetë nuk do ta kuptojnë se përse ndodh kjo.
Jeta do të ndryshojë dhe, për ata që besojnë në Mua, ju do të keni shumë se çfarë të prisni në të ardhmen.
Mendojeni botën sikur të ishte një person i gjallë që vuan nga një sëmundje e tmerrshme. Ai duhet të vuajë, të ndjejë dhimbjen, dhe të durojë periudhën gjatë së cilës sëmundja trajtohet nga doktori i tij.
Shumë njerëz reagojnë shpejt ndaj trajtimit. Të tjerët më ngadalë. Të tjerët nuk reagojnë fare. Disa pacientë kanë shpresë dhe shpresojnë se trupi i tyre duhet të durojë një trajtim nganjëherë të dhimbshëm përpara se ai të ndjehet mirë dhe i shëndetshëm përsëri.
Bota po vuan nga një infektim i shkaktuar nga influenca e Satanit ku ai, dhe djajtë e tij, joshin, tundojnë dhe i bindin fëmijët e Hyjit se mëkati nuk ekziston.
Ata zhyten nga një krizë shpirtërore tek tjetra. Sa e dëshpërojnë ata Atin Tim të dashur. Sa shumë dhimbje do iu duhet të durojnë përpara se ata të mund ta jetojnë jetën në atë mënyrë siç e diktojnë Ligjet e Hyjit.
Por, megjithatë, kur kjo sëmundje të jetë trajtuar dhe pasi që dhimbja të ketë ikur, shumë prej njerëzimit do të jetë pastruar dhe atëherë do të jenë gati për Epokën e shumëpritur të Paqes. Epoka e Paqes, e premtuar të gjithë atyre që i ndjekin Mësimet e Hyjit, do t’i presë ata që e kanë shpenguar veten para Syve të Mi.
Secilit prej jush do t'i tregohet e Vërteta. Pastaj ju do të jeni në gjendje të dalloni ndërmjet shëmtisë së mëkatit dhe atë të pastërtisë, e cila kërkohet për të hyrë në Mbretërinë Time të Lavdishme.
Kur çdo personi t'i jetë treguar e Vërteta, askush nuk do ta vërë atë në dyshim, por jo të gjithë do ta mbështesin atë.
Është koha për njerëzimin që ta shikojë se çfarë i ka ndodhur botës për shkak të lakmisë, egoizmit dhe dashurisë për vetveten. Asnjë konsideratë nuk tregohet për mirëqenien e atyre që janë më fatkeqë në jetë. Nuk ka më konsideratë për jetën njerëzore.
Ju duhet ta hidhni poshtë arrogancën tuaj, sepse nëse nuk e bëni, ju do të zhvisheni nga të gjitha ato që zotëroni.
Udhëheqësit e shumtë në kombe të ndryshme së shpejti do t’i bashkojnë radhët dhe të përgatiten për ta shkatërruar Krishtërimin në mbarë botën.
Për këtë arsye, gotat e zjarrit dhe të vetëtimave do të zbrazen përmbi mbarë botën për t’i ndëshkuar të ligjtë.
Megjithatë, ju duhet ta kuptoni se shumë prej ndëshkimeve të planifikuara nga Ati Im kanë qenë zbutur për shkak të lutjeve tuaja.
Qëndroni të fortë. Vazhdoni me Lutjet e Mia të Kryqëzatës dhe kurrë mos e humbni shpresën.
Jezusi juaj