Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 6 November 2012

Ata që e poshtërojnë Fjalën Time, të dhënë ty bija Ime, më therin Mua deri në kockë me një dhimbje agonizuese

E Premte, 26 Tetor 2012, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, Mbretëria Ime mbi tokë është gati për t’u bërë një realitet.

Për aq shumë kohë e premtuar nga Ati Im i Përjetshëm dhe i dashur, Mbretëria e Re, Parajsa e Re është dhurata më e madhe.

Sekreti për ta kuptuar Mbretërinë Time të Re qëndron në misterin e mundimeve të Mia në Kopshtin e Gjetsemanit. Kur Unë u ula në gjunjë para Atit Tim, duke lotuar me trishtim, ishte për shkak të humbjes së shpirtrave në të ardhmen që do të digjeshin në zjarrin e Ferrit, pavarësisht nga Sakrifica Ime në Kryq.

Poshtërimi Im në duart e Ponc Pilatit nuk ishte i dhimbshëm për Mua për shkak të përçmimit nga publiku, por sepse Unë e dija se po ata shpirtra do të ishin të humbur për Mua. Dhe prandaj Unë derdha lotë trishtimi, ndërsa i shikoja ata të mashtruar nga Satani, një forcë djallëzore të cilën ata nuk mund ta shihnin, por që ua infektonte çdo qelizë të qenies së tyre.

Kur ti më shikon Mua, bija Ime, të shqetësuar, kjo ndodh për një arsye të mirë. Edhe për ata shpirtra që hedhin përbuzje mbi këto mesazhe, Unë gjithashtu derdh lotë. Ata nuk janë në gjendjen e plotë të bashkimit me Mua. Për shkak të mëkatit të tyre të krenarisë, arrogancës, mungesës së njohurisë dhe përulësisë, ata e fyejnë Fjalën Time.

Pastaj ata përpiqen për t’i penguar zemrat e atyre, që Unë dëshiroj t’i arrij, që ta mbështesin Fjalën Time të Shenjtë.

Për ata Unë lotoj, gjithashtu, sepse ata nuk i njohin pasojat serioze të veprimeve të tyre kur ata e tradhtojnë Fjalën Time të Vërtetë, ashtu siç po i paraqitet secilit prej fëmijëve të Hyjit, në këtë kohë.

Sa shumë shpirtra, të privuar nga Fjala Ime, për shkak të veprimeve të atyre që thonë se më përfaqësojnë Mua në botë, do të humbasin.

Ashtu si Unë vuajta një agoni të tmerrshme, kur u përballa me fyerjet e atyre që qëndronin në krah të fronit të artë të Ponc Pilatit, po ashtu Unë vuaj edhe sot. Dhimbja që e vuaj, përmes teje bija Ime, nuk është e ndryshme sot nga ajo që ishte atëherë.

Ata që e poshtërojnë Fjalën Time, të dhënë ty bija Ime, më therin Mua deri në kockë me një dhimbje agonizuese.

Ata i kanë ngulur gozhdët e fundit, përgjatë shpirtin Tim që vuan, ndërsa Unë përpiqem, edhe një herë që ta shpëtoj racën njerëzore nga shkatërrimi.

Lutuni që Ati im, përmes Mëshirës së Tij, të jetë tolerant ndaj këtyre shpirtrave që mundohen, të shtyrë nga dora e mashtruesit, për ta bërë Fjalën e Hyjit të pafuqishme.

Kini kujdes fëmijët e Mi prej atyre që e kundërshtojnë me zjarr fjalën Time, përmes këtyre mesazheve. Ju duhet të luteni për shpirtrat e tyre.

Jezusi juaj