E Mërkurë, 24 Tetor 2012, në 21:11
Bija Ime fort e dashur, është e rëndësishme që ti të mos i dëgjosh ata që e sulmojnë Fjalën Time të Shenjtë. Bllokoji veshët ndaj përpjekjeve, që tani do të bëhen, veçanërisht, ato prej atyre që pohojnë se janë teologë Katolikë, për t’i refuzuar Mesazhet e Mia tejet të Shenjta.
Ashtu siç të kam thënë, sulmet më të mëdha do të jenë prej atyre brenda Kishës Katolike që pohojnë se më njohin Mua, por që nuk e kuptojnë Librin e Zbulesës, dhe as sekretet që përmbahen në të.
Ata nuk mund t'i dinë këto, sepse Unë, Qengji i Hyjit, nuk ua kam zbuluar atyre të gjitha akoma.
Sa më shqetësojnë ata Mua. Sa më lëndojnë ata Mua. Sepse për çdo fyerje mizore që ata hedhin mbi Mesazhet e Mia, ata e ngulin një gozhdë tjetër në Trupin Tim.
Për çdo udhëzim që e Unë jap, për të mirën e gjithë shpirtrave, të cilin ata e refuzojnë me vrull, ata më kryqëzojnë Mua përsëri.
Prapë nuk ka rëndësi se sa ata më lëndojnë Mua, sepse Unë do të pranoja të vdisja edhe njëmijë herë, po të ishte për të shpëtuar veç edhe një shpirt tjetër.
Ata mund t'i shpërfillim Mesazhet e Mia; të të tallin ty, bija Ime, dhe të më refuzojnë Mua, por ata nuk do ta pengojnë Vullnetin e Atit Tim në të kryhet plotësisht.
Këta shpirtra të shkretë besojnë, herë pas here, se ata po sillen me përgjegjësi duke iu thënë njerëzve që të mos i pranojnë Mesazhet e Mia.
Çfarë ata po bëjnë është se po pengojnë Fjalën e Hyjit t’ju jepet femijëve të Hyjit. Nëse vazhdojnë ta bëjnë këtë, ata do të heshten nga Dora e Atit Tim.
Asnjë njeri nuk do të më ndalojë Mua në misionin Tim për të shpëtuar shpirtrat.
Ata shërbëtorët e shenjtë që insistojnë ta bllokojnë Fjalën Time që të mos dëgjohet, ta dinë këtë.
Fjalët tuaja të vazhdueshme dhe akuzat tuaja blasfemuese do t'ju zhveshin hiret që ju janë dhënë në thirrjen tuaj. Nëse nuk më thërrisni Mua, përmes lutjes, për përgjigjet që keni nevojë, Unë nuk mund t'ju ndihmoj.
Ju nuk duhet t'i refuzoni kurrë zbulesat private pa e patur kualifikimin, apo përulësinë e duhur. Madje edhe atëherë, ju kurrë nuk mund t'i gjykoni deklarata të tilla. Qëndroni në heshtje.
Lutuni për dhuratën e dijes dhe të kuptimit në çdo kohë. Përndryshe ju do të gjendeni fajtorë për krimin më të keq përpara Syve të Atit Tim – krimin se e keni penguar Atë që t’i shpëtojë shpirtrat, përmes Fjalës së Shenjtë të Birit të Tij.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/10/24/you-must-never-reject-private-revelations-without-the-qualifications-or-the-humility-required/