Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 7 November 2012

Ndëshkimet e Tij të mëdha, të një madhësie të padëshmuar kurrë në botë, më parë, mund të pakësohen

E Hënë, 29 Tetor 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, ashtu si Unë kam thënë, vala e ndryshimit ka filluar, ndërsa Dora e Atit Tim tani bie për ndëshkim, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në vende të tjera.

Të gjitha këto trazira ekologjike do të vazhdojnë kudo, derisa njerëzimi, të jetë pastruar.

Ju duhet të luteni që ata shpirtra që e refuzojnë Hyjin të mund të shpëtojnë nga Flakët e Ferrit, përmes bujarisë së të tjerëve, përmes lutjeve të tyre.

Këto shenja janë për t'i treguar njerëzimit se kohët, me të vërtetë, kanë ndryshuar. Asgjë nuk do të jetë, dhe as nuk mund të jetë më, si më parë derisa toka të pastrohet, për të mundësuar që Ardhja e Dytë të ndodhë.

Në këtë moment, kur mëkati po e rrënon tokën, ajo nuk është e denjë për ta pranuar Mesinë.

Këto shenja janë të kohëve të mbarimit, ndjekësit e Mi, dhe ju duhet t’i përgatisni shpirtrat tuaj.

Shumë shpejt do të ketë shumë pak vetë, duke përfshirë ateistët me zemra të ngurta, të cilët do të jenë në gjendje ta shpërfillin Dorën e Atit Tim.

Megjithatë, ndëshkimet e Tij të mëdha, të një madhësie të padëshmuar kurrë në botë, më parë, mund të pakësohen apo dobësohen me anë të lutjeve tuaja.

Sidoqoftë, ato do të vazhdojnë derisa njerëzimi ta pranojë të Vërtetën.

Dita e Zotit, dita e Ardhjes së Dytë, po afron, megjithëse shumë ngjarje duhet të ndodhin më parë.

Kjo do të jetë një kohë e vështirë për të gjithë fëmijët e Hyjit, përfshirë edhe ata që e kanë besimin e fortë. Sidoqoftë, për ata që tregojnë dashuri dhe besnikëri ndaj Meje, Jezusin e tyre, shumë prej tyre do të jenë në paqe, sepse ata e dinë se Unë vij për t'i sjellë ata në Parajsën Time të Re.

Begatia e kësaj Mbretërie të Re duhet të kërkohet dhe ju duhet ta dëshironi këtë Dhuratë të madhe.

Qëndroni të fortë dhe kini besim tek Unë. Ju duhet ta kuptoni se Ati im duhet t'i ndëshkojë ata që planifikojnë vepra të tmerrshme. Ai ka premtuar se do t’i ndalojë veprimtaritë e tyre dhe ata do të fshihen nga faqja e dheut.

Shenjat tani do të shihen në çdo skaj të tokës për të siguruar që njerëzimi të mos ketë asnjë dyshim se Fuqia e Kujt është në veprim.

Vetëm Hyji e komandon një Fuqi të tillë. Çdo lloj fuqie tjetër do të jetë jetë-shkurtër. Fuqia e Hyjit është e Gjithëpushtetshme dhe asnjë njeri nuk mund ta mposhtë Krijuesin dhe Bërësin e gjithçka që shihet dhe që nuk shihet.

Jezusi juaj