Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 20 November 2012

Një numër ngjarjesh lidhur me Kishat, që Më nderojnë Mua në botë, do të fillojnë të dalin në sipërfaqe

E Mërkurë, 14 Nëntor 2012, në 20:30

Partnerja Ime e dashur mistike, bija Ime fort e dashur, sprovat e tua të kanë dhënë një forcë të re dhe pasionin e duhur për t’i prekur zemrat e shumë njerëzve.

Kjo është një nga mënyrat me të cilën Unë do t’i prek shpirtrat e atyre që kanë nevojë për Hiret e Mia. Unë do ta bëj këtë përmes punës tënde për Mua, me qëllim që kthimi në besim të mund të përhapet shpejt.

Gjatë kësaj kohe një numër ngjarjesh në lidhje me Kishat, që Më nderojnë Mua, në botë do të fillojnë të dalin në sipërfaqe.

Përçarja në Kishën Time Katolike së shpejti do të bëhet publike.

Kur kjo të ndodhë, do të jetë nën zhurmën e duartrokitjeve për ata që e kanë shkëputur të Vërtetën e Mësimeve të Mia nga Urdhërimet e caktuara nga Ati Im.

Planifikimi dhe koordinimi i këtij projekti të madh ka marrë disa kohë, por së shpejti ata do ta njoftojnë ndarjen para mediave të botës.

Shumë vetë, duke bërtitur me zërat e tyre në kupë të qiellit paraqesin gënjeshtra, jo vetëm kundër ligjeve të krijuara prej Mësimeve të Mia. Ajo çfarë ata duan në të vërtetë është që të krijojnë një zot të ri. Kreu i ri i Kishës Sime do të promovohet sikurse në ndonjë zgjedhje të profilit të lartë të udhëheqësve politikë.

Ata do të bëjnë që ju të dëshironi të besoni se Fjalët e kohëve të vjetra janë mashtruese. Pastaj ata do t'ju thonë që të mos besoni në ato. Ata do t’i ndryshojnë metodat me të cilat i kanë jetuar Mësimet e Mia dhe do ta ndryshojnë mënyrën e nderimit ndaj Meje.

Ata tani do të shtyjnë mënjanë Ligjet e Mia dhe do të adhurojnë ligjet e bëra prej vetë atyre.

Ata do t’i ndryshojnë betimet e tyre solemne për ta justifikuar pjesëmarrjen e tyre në ndërtimin e një tempulli të ri – tempulli i ri i dedikuar për sundimin e profetit të rremë.

Pastaj ata nuk do të jenë më shërbëtorët e Mi, sepse ata do ta shkëmbejnë besnikërinë dhe do të nderojnë profetin e rremë.

Pastaj ata do të adhurojnë një zot të rremë, një koncept fare të ri, që do të lejojë për disa ligje të Hyjit të hiqen dhe të zëvendësohen me gjëra të turpshme para Syve të Mi.

Ky është paralajmërimi Im ndaj atyre priftërinjve midis jush që do të largohen nga Kisha Katolike.

Kur ju të ndaloni të besoni tek Unë plotësisht, kokat tuaja do të kthehen për të besuar në gënjeshtra. Kur ju keni besim në sundues mashtrues, ju do të bini në mëkat të tmerrshëm. Ju do të nderoni bishën, që do ta përdhosë Kishën Time duke e ngulur kurorën e gjembave mbi Kokën e Kishës Sime, Zëdhënësin Tim të Shenjtë të vërtetë, Papa Benediktin.

Ju do të vuani tmerrësisht kur t'i shërbeni bishës, sepse ju do të jeni duke ia larguar Hyjit fëmijët e Tij. Kthehuni tek rrënjët tuaja të vërteta. Mos lejoni që Kisha Ime të njolloset nga mëkatet e planifikuara prej njerëzve që duan të shkatërrojnë Krishtërimin dhe besime të tjera fetare, të cilat e nderojnë Atin Tim.

Ju, shërbëtorët e Mi të shenjë, që nuk i bindeni Urdhrit tuaj të Shenjtë, i shkëpusni zemrat tuaja nga Unë, ndërsa këta mashtrues do t’i vjedhin shpirtrat tuaj.

Mëkati më i madh që ju do të kryeni është të nderoni një zot të rremë. I veshur me xhevahire, ai do të jetë tërheqës, i mprehtë dhe në dukje me njohuri të mira mbi Mësimet e Librit të Atit Tim. Ju do të magjepseni prej tij. Ai do t'i shtrëmbëroj Mësimet e Mia që ato të kthehen në herezi.

Kjo fe, që është një alternativë ndaj të Vërtetës së Hyjit, është e pavlerë. Prapë ajo do të ketë një pamje të jashtme që duket joshëse, e dashur dhe e mrekullueshme, dhe e zbukuruar me ar të ri dhe gurë të çmuar, ajo do të paraqitet si feja e re e vetme – botërore mbi të gjithë altarët.

Atyre priftërinjve besnikë, Unë ju them këtë. Unë do t'ju bekoj me Hiret për ta kuptuar të Vërtetën gjatë gjithë kohës.

Idhuj të tillë, që ju paraqiten si e Vërteta, nuk janë veçse baltë. Ato janë bërë me objekte druri. Ato s’janë asgjë. Ato nuk kanë asnjë kuptim. Asnjë Hir i Zotit nuk do të jepet prej tyre. Hyji, Hyji i Vetëm dhe i Vërtetë, thjesht nuk do të jetë i pranishëm në kishat e tyre. Vetëm Hyji i Gjallë mund të jetë i pranishëm nëpër Kishat e Mia. Kur Hyji Atë ta dëshmojë këtë fyerje përfundimtare, Ai do t'i shpërngulë ata që i ringjallin këto praktika pagane. Pastaj Ai do t’iu kërkojë një shpjegim atyre që shkaktojnë përçarjen në Kishën e Tij të Shenjtë mbi tokë – po këta shërbëtorë të njëjtë që me arrogancë e shpërfillin Fjalën e Hyjit me kaq indiferencë.

Kur ata të përballen me Mua, gjatë Paralajmërimit, ata do ta kuptojnë se si e kanë lënduar Atin Tim. Asnjë njeri apo shërbëtor i shenjtë nuk e ka kontrollin sepse është vetëm një Zotëri. Vetëm një Hyj.

Ata po fusin një zot të krijuar nga njeriu. Ai nuk ekziston, dhe prapë ata do ta vjedhin grigjën Time prej Meje. Atyre do t'iu jepet çdo hir dhe do t’iu tregohet shumë durim. Nëse nuk pendohen, ata do të shkatërrohen.

Secili prej jush do të paguhet për çdo shpirt që ju e keni humbur për Mua.

Jezusi juaj