Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 4 November 2012

Kur ata përpiqen për të krijuar një Sakrament, në Kishat e Mia, nga një gjë e neveritshme, ata do të thonë se ishte për shkak të të drejtave të çifteve me të njëjtin seks

E Diel, 21 Tetor 2012, në 10:05

Bija Ime fort e dashur, pamjet që Unë lejova të të tregoheshin, të shpirtrave duke u hedhur në Ferr, nuk ishin për të frikësuar ty. Në të kundërt, ato ishin për të të treguar realitetin. Në këtë mënyrë ti tani do ta kuptosh se sa vuaj Unë, çdo ditë, ndërsa i shikoj shpirtrat të fundosen në thellësitë e Ferrit.

Oh, sikur njerëzit ta njihnin tmerrin e Ferrit, dhe mënyrën me të cilën bisha i gllabëron këta shpirtra, ata do ta evitonin mëkatin me çdo kusht.

Këta shpirtra akoma mund të shpëtohen, bija Ime, përmes lutjes së Hirit të Imunitetit. Duke e bërë këtë, ju dishepujt e Mi, do të më sillni Mua lehtësim nga ky fshikullim i tmerrshëm që ma copëton zemrën.

Ata, të cilët vdesin në mëkat mortor, janë të destinuar për në flakët e Ferrit. Shumë vetë i kryejnë këto mëkate me besimin se, nëse me të vërtetë ka një Hyj, atëherë Ai është i mëshirshëm. Dhe kështu ata vazhdojnë të mëkatojnë, derisa ata i justifikojnë mëkatet e tyre, kështu që ato bëhen, eventualisht, në sytë e tyre, sikur të jenë pa asnjë pasojë.

Ata do të thonë se nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër, për arsyen se mëkati i tyre ishte i nevojshëm për dobinë e të tjerëve.

Me mëkatin e vrasjes, ata do të thonë se ishte për të marrë hakun për vdekjen e një tjetri.

Me mëkatin e prostitucionit, ata do të thonë se ishte për të ndihmuar familjen e tyre që të kishte ushqim në tryezë.


Me mëkatin e abortit, ata do të thonë se ishte për dobinë e jetës së nënës dhe për ta bërë jetën e saj më të lehtë. Në rastin e devijimeve seksuale ata do të thonë se ishte thjesht një gjë natyrale. 

Në rastin e atyre që marrin pjesë në praktikat e okultizmit, ata do të thonë se ishte argëtim i padëmshëm, dhe prapë ata nderojnë bishën kur e bëjnë këtë.

Kur ata i persekutojnë të tjerët dhe shkatërrojnë jo vetëm emrin e tyre, por edhe jetesën e tyre, ata do të thonë se ishte një ndëshkim i nevojshëm, për mëkatet e të tjerëve.

Kur ata e shkatërrojnë një person tjetër në mendje, trup dhe shpirt përmes diktaturës, ata do të thonë se ajo ishte për të mirën e tyre.

Kur ata përpiqen për të krijuar një Sakrament në Kishat e Mia, nga një gjë e neveritshme, ata do të thonë se ishte për shkak të të drejtave të çifteve me të njëjtin seks, të cilat kanë të njëjtat të drejta si të tjerët.

Kur ata e shkatërrojnë Kishën Time, nga brenda, ata do të thonë se të gjitha kishat janë të barabarta. Ata do të përdorin justifikimin se është vetën një Hyj, me qëllim që të fusin një kishë pagane.

Këta mëkatarë janë shpirtrat e humbur për të cilët Unë flas.

Për t'i ndihmuar ata, në fillim ju duhet t'i vështroni në sy. Mendojini ata si fëmijët tuaj, apo vëllezërit dhe motrat tuaja. Shikojini ata përmes Syve të Hyjit. Atëherë ju do të ndjeni dashuri. Por tmerri do t'ju pushtojë, sepse ju e dini në zemrat tuaja, tmerrin me të cilin ata do të përballen.

Sa shumë ju duhet të luteni që ata ta shohin të Vërtetën, së shpejti.

Sa shumë ju duhet të luteni për shpëtimin e këtyre shpirtrave.

Të gjithë fëmijët e Hyjit, përfshirë edhe shpirtrat e nxirë, janë të dashur.

Mëkatet e tyre duhet të shkatërrohen, përpara se të gjithë fëmijët e Hyjit të mund të bashkohen, si një familje e vetme, në Mbretërinë Time të Re.

Ty, bija Ime, të janë dhënë të gjitha hiret dhe armatimet për të shkatërruar mëkatin dhe për të shpëtuar, jo vetëm shpirtin tënd, por edhe shpirtrat e të tjerëve.

Faleminderit, bija Ime, që i je përgjigjur Thirrjes Sime.

Ti ke shumë punë për të bërë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/10/21/when-they-try-to-create-a-sacrament-in-my-churches-out-of-an-abomination-they-will-say-it-was-because-of-the-rights-of-same-sex-couples/