Kerko Mesazhet ketu

Monday, 5 November 2012

Ata do ta vënë në pyetje dhe analizojnë Fjalën Time nga frika se mos po bëjnë ndonjë gabim të tmerrshëm

E Premte, 26 Tetor 2012, në 11:06

Bija Ime fort e dashur, sa shumë punë nevojitet për t'u bërë nga ndjekësit e Mi për ta pastruar tokën nga infektimi, i cili përhapet si një mbulesë, përmbi shumë njerëz, që nuk besojnë në Hyjin.

Sa shumë njerëz enden nëpër botë pa asnjë ndjesi drejtimi. Ata janë bosh për nga ndjenjat shpirtërore dhe janë të paditur ndaj Dashurisë së Hyjit. Ata janë shpirtrat që Unë i dëshiroj, dhe të cilët, Unë dëshiroj t'i përqafoj me të Vërtetën.

Ju, ndjekësit e Mi, duhet të shkoni tek ata dhe t'iu tregoni se Unë, Jezu Krishti, Biri i Njeriut, Mesia, do të vij së shpejti. Ata duhet ta dinë se nuk do të flaken tutje, sepse është për shkakun tuaj, të këtij brezi, që Unë vij kësaj here.

Shumë të tjerë, që janë shpirtërisht të vetëdijshëm mbi ekzistencën e Hyjit, do të jenë kuriozë, por hezitues, në pranimin e Mesazheve të Mia.

Të tjerë, të cilët e shpallin Fjalën Time, dhe që janë të Krishterë të devotshëm, do të jenë të dyshimtë dhe të ngadaltë për të mbështetur gjithçka që Unë them.

Ata do ta vënë në pyetje dhe analizojnë Fjalën Time nga frika se mos po bëjnë ndonjë gabim të tmerrshëm. Ata kanë frikë se mos po iu jepet një gënjeshtër.

Pastaj do të jenë klerikët në kishat e Krishtera që do të ngrihen dhe do t'i përgjigjen Thirrjes Sime. Disa do të përgjigjen shpejt, sepse ata do ta ndjejnë Dashurinë Time t’u përshkoj nëpër vena kur ata të lexojnë Mesazhet e Mia.

Të tjerët do të ndjejnë një thirrje të papritur përmes Dhuratës Sime të Shpirtit të Shenjtë, e përmbajtur në Fjalën Time të Shenjtë. Disa do të jenë më të kujdesshëm se të tjerët, por, me kalimin e kohës, numri i tyre do të rritet në miliona.

Ja përse dhe ju, ndjekësit e Mi, duhet të këmbëngulni. Nëse shumë vetë do t’ju refuzojnë në Emrin Tim, në fillim, kjo do të ndryshojë. Kur e Vërteta të bëhet gjerësisht e njohur dhe e mirëpritur, ju do të kërkoheni. Fjala Ime do të trajtohet me dashuri dhe respekt, megjithëse duke bërë kështu, këta shpirtra do të vuajnë.

Nuk ka rëndësi se sa shumë kundërshtim do të ketë kundër Meje, sepse Misioni Im nuk do të dështojë.

Durojini të tilla kundërshtime. Pranojeni abuzimin, i cili do të hidhet mbi ju, për shkak të këtyre Mesazheve.

Kjo është për t’u pritur, kur Fjala e Hyjit derdhet mbi tokë. Ata në errësirë nuk do ta pranojnë Fjalën Time, pasi ajo do ta trazojë jetën e tyre.

Ajo do ti bëjë ata që t’i ri-vlerësojnë besimet e tyre, me të cilat ata nuk do të duan të përballen.

Të pranojnë Fjalën Time do të thotë se atyre do t’iu duhej të ndryshonin mënyrën e jetës. Ata, për fat të keq, nuk kanë asnjë dëshirë që t’i ndryshojnë mënyrat e jetës së tyre, sepse nuk iu intereson.

Unë nuk do të pushoj derisa Unë t'ua hap sytë ndaj të Vërtetës. As edhe nuk pres që ju, dishepujt e Mi, të ndaloni deri që sa më shumë njerëz të jetë e mundur të bashkohen, në një, në Sytë e Hyjit.

Jezusi juaj