Kerko Mesazhet ketu

Monday, 5 November 2012

Virgjëra Mari: Rritja e Kishës së mbetur të Birit tim do të vazhdojë

E Enjte, 25 Tetor 2012, në 07:30

Fëmija im, gjithmonë e më shumë njerëz janë duke u tërhequr drejt këtyre Mesazheve të Shenjta për mbarë botën se sa ndonjëherë më parë.

Shumë vetë nuk e kuptojnë qëllimin e vërtetë të Mesazheve. Ajo që ata duhet të dinë është se ato janë një Dhuratë për njerëzimin, me qëllim që të sjellin kthimin në besim.

Ato po i jepen botës për t'i tërhequr shpirtrat drejt prirjes për t’u lutur, dhe që të mund të marrin pjesë në Sakramentet e Shenjta.

Përmbi të gjitha, këto Mesazhe sigurojnë një formë qetësie dhe paqeje të shpirtit, me qëllim që sa më shumë prej fëmijëve të Hyjit të bëhen të denjë për të hyrë në Parajsën e Re.

Për shkak të fryteve të këtyre Mesazheve, besimi i fëmijëve të Hyjit do të dëshmohet.

Rritja e Kishës së mbetur të Birit Tim do të vazhdojë, për shkak të këtyre dhe të tjera Mesazheve të shenjta, të dhëna vizionarëve të vërtetë në mbarë botën.

Hyji i do fëmijët e Tij aq shumë, saqë çdo gjë do të bëhet për të siguruar që shpëtimi i të gjithë shpirtrave të arrihet.

Biri Im është përgatitur mirë dhe të gjitha planet e Tij, që duhet të arrihen përmes këtyre Mesazheve, do të përmbushen.

Prandaj dhe ju kurrë nuk duhet të dëshpëroheni.

Shpresa është ajo që është e rëndësishme.

Besimi në Birin tim, ku ju të dorëzoheni plotësisht para Tij, do të thotë se Ai mund t'i finalizojë planet e Tij për të shpëtuar çdo mëkatar të vetëm, nëpërmjet angazhimit tuaj për Të.

Ju duhet të jepni premtimin tuaj, fëmijë, për t’i pranuar udhëzimet e Tij, dhe Dashuria e Tij do t'ju pushtojë për t'ju bërë të fortë.

Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit