Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 13 November 2012

Ky vaksinim do të jetë një helm dhe do të paraqitet nën një plan global të kujdesit shëndetësor

E Premte, 9 Nëntor 2012, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, në vetëm dy vjet, miliona shpirtra tashmë janë kthyer në besim dhe kanë shpëtuar për shkak të këtij Misioni. Vetëm vuajtjet tuaja, kanë shpëtuar dhjetë milion shpirtra, ashtu si Unë të premtova. Prandaj ndërsa trazirat e botës mund të duken se po shtohen, shumë shpirtra po shpëtohen përmes lutjeve tuaja.

Vuajtja në Emrin Tim përkeqësohet gjithnjë dhe bëhet kaq e dhimbshme saqë është e vështirë për t’u duruar. Ajo është në kulmin e intensitetit kur Satani është i zemëruar. Zemërimi i tij në këtë kohë po shtohet dhe prandaj edhe sulmet e tij mbi ju janë kaq tronditëse. Ai dhe djajtë e tij po të rrethojnë, por nuk mund të të lëndojnë fizikisht, sepse Dora e Atit Tim po të mbron. Kjo nuk e dobëson fshikullimin që ti po e duron në këtë kohë, në përvjetorin e dytë të këtij Misioni. Por dije këtë.

Vuajtja maksimale durohet kur një Mision, apo puna e një shpirti viktimë po ecën me sukses. Sa më shumë shpirtra të jenë shpëtuar, aq më i dhunshëm bëhet sulmi i të ligut. Veprimet e tij sa vjen e bëhen më të dukshme në botë. Ai, që bën të pamundurën për të fshehur ekzistencën e tij, po mundohet të futet në shpirtrat e atyre njerëzve të mjerë që e lënë veten të ekspozuar ndaj tij, për shkak të epsheve të tyre për kënaqësitë e botës dhe dashurisë për pushtet.

Forca e satanit qëndron në aftësinë e tij për ta mashtruar njerëzimin që të besojë se ai është vetëm një simbol i përdorur nga të Krishterët për të shpjeguar ndryshimin midis të mirës dhe të keqes.

Satani e njeh rrezikun e ekspozimit të pranisë së tij. Nëse ai e bën këtë, atëherë më shumë njerëz do ta pranonin se Hyji ekziston.

Ai nuk dëshiron ta bëjë këtë, kështu që ai e krijon dijeninë mbi ekzistencën e tij midis atyre që i bëjnë nderime atij. Këta njerëz, që e pranojnë ekzistencën e Satanit, e adhurojnë atë ashtu sikurse njerëzit mbajnë Meshat në Kishat Katolike apo kryejnë shërbesat nëpër kisha për ta lavdëruar Hyjin.

Sa shumë shpirtra kanë qenë vjedhur. Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ka për qëllim që t'i rifitojë ata përsëri përmes Paralajmërimit të Tij dhe ndëshkimeve, të cilat do të bien mbi ata, kur të mblidhen për ta nderuar bishën.

Ati Im do t'i ekspozojë ndjekësit e Satanit, të cilët i njollosin Kishat e Tij.

Ata janë shënjestra për ndëshkimet e Tij dhe, nëse ata nuk ndalojnë çfarë po bëjnë, sipas zgjedhjes së tyre të lirë, ata do të goditen nga Dora e Hyjit.

Ngritja e këtyre grupeve Satanike që e paraqesin veten në botë, përmes organizatave të biznesit dhe të shoqatave, është jashtë kontrollit.

Ata janë kudo; duke thurur intriga, duke mbajtur tubime, duke komplotuar dhe duke krijuar plane djallëzore për të shkatërruar miliona njerëz të pafajshëm.

Ata do të fusin një formë gjenocidi, përmes vaksinimeve të detyrueshme, kundër fëmijëve tuaj me apo pa lejen tuaj.

Ky vaksinim do të jetë një helm dhe do të paraqitet nën një plan global të kujdesit shëndetësor.

Planet e tyre tani janë konkretizuar dhe tashmë kanë filluar t'i vënë në veprim ato. Disa prej planeve të tyre në një vend të Evropës u ndaluan nga Ati Im prej lutjeve të shpirtrave viktimë.

Shikoni para dhe prapa jush. Shikojini me kujdes ligjet e reja në dukje si të pafajshme të futura në vendet tuaja, të krijuara për t'ju bërë të ndjeheni sikur ato janë për të përmirësuar jetën tuaj. Shumë prej tyre janë thjesht për t'ju nënshtruar ju, duke ju bërë që t’i hiqni tutje të drejtat tuaja, nën ato që duken të jenë ligje demokratike.

Demokracitë do të zëvendësohen me diktatura, megjithatë ato nuk do t’i paraqiten shteteve si të tilla. Kur miliona vetë t’i kenë dorëzuar të gjitha të drejtat e tyre, në emër të ligjeve të reja tolerante, do të jetë tepër vonë. Ju do të bëheni të burgosur.

Udhëheqësit kryesorë në botë po punojnë së bashku për t’i realizuar planet e tyre të reja. Ata janë pjesë e elitës, qëllimi i së cilës është lakmia, pasuria, kontrolli dhe pushteti. Ata nuk e pranojnë Fuqinë e Hyjit. Ata nuk besojnë se Vdekja Ime në Kryq ishte për t'i shpëtuar ata nga flakët e Ferrit.

Unë duhet t'i bëj ata të shikojnë se sa gabim e kanë. Koha ka ardhur për Mua që t'ua vërtetoj atyre Mëshirën Time, Dashurinë Time për ata.

Ju lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (84) për të ndriçuar shpirtrat e elitës që sundon botën.

O Jezus i dashur, unë të lutem Ty t’i ndriçosh shpirtrat e elitës që sundon botën. Tregoju atyre provën e Mëshirës Tënde.

Ndihmoji ata të bëhen me zemër të hapur dhe të tregojnë përulësi të vërtetë, në nder të Sakrificës Tënde të madhe përmes vdekjes Tënde në Kryq, kur Ti vdiqe për mëkatet e tyre.

Ndihmoji ata të kuptojnë qartësisht se Kush është Bërësi i tyre i Vërtetë, se Kush është Krijuesi i tyre, dhe mbushi ata me Hiret për të parë të Vërtetën.

Të lutem ndaloji planet e tyre për të lënduar miliona njerëz përmes vaksinimeve, mungesës së ushqimit, adoptimeve të detyruara të fëmijëve të pafajshëm dhe ndarjes së familjeve.

Shëroji ata. Mbuloji ata me Dritën Tënde dhe merri në Gjirin e Zemrës Tënde, për t'i shpëtuar nga kurthet e të ligut. Amen.

Jezusi juaj