Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 1 November 2012

Ata që i mbijetojnë kohës së mbarimit, nuk do të kenë një vdekje fizike

E Hënë, 15 Tetor 2012, në 23:30

Bija Ime fort e dashur, sekreti në lidhje me ngjalljen e të vdekurve është i rëndësishëm që të kuptohet.

Kur Unë vdiqa, si një njeri me trup prej mishi, Unë e shkatërrova vdekjen tuaj. Vdekja Ime, jo vetëm që ju çliroi nga vdekja, por edhe nga mëkati, pas vdekjes. Vdekja Ime në Kryq ju dha dhuratën e pavdekësisë, në Mbretërinë Time të Re.

Për shkak se Unë vdiqa si njeri, Unë pata një vdekje fizike. Kur dikush vdes, ai do të bëhet i pavdekshëm, nëse është në gjendjen e hirit të Zotit.

Kur Unë u ringjalla së vdekuri, Unë ua dhashë këtë Dhuratë atyre që janë tani në Parajsë, të cilët vdiqën në gjendjen e hirit të Zotit. Në Parajsën Time të Re ata do të bëhen trupa të përkryer të pavdekshëm. Ata që janë në tokë do të bëhen të pavdekshëm në Ardhjen Time të Dytë sa hap e mbyll sytë.

Kur trumbeta e lajmëtarit Tim të bjerë, të vdekurit do të ngrihen, si dhe ata, emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve, për të shijuar Jetën e Përjetshme në 1,000 vjetët e Mbretërisë Sime të Re, që më është premtuar Mua nga Ati Im. Ajo quhet Parajsa e Re dhe çdo gjë e vdekshme deri në mbarim, nuk do të jetë më.

Ju do të bashkoheni me Mua, Jezusin tuaj.

Vdekja nuk do të ketë më rëndësi, sepse ajo nuk do të ekzistojë më.

Tani që Unë po ju sjell Dhuratën e shpëtimit Tim përfundimtar, ju duhet të më dëgjoni Mua.

I kushtoni vëmendje dhe i inkurajoni ata që sot, ashtu si njerëzit në ditët e Noehit, janë të kapur pas jetëve të tyre me aspirata dhe plot argëtim, se ata do të tregoheshin të marrë nëse do t’i shpërfillnin shenjat. Ashtu si në ditët e Noehit, ata qenë përmbytur të tmerruar kur erdhën vërshimet. Mos lejoni që kjo të ndodhë këtë herë.

Ndjekësve të Mi iu janë dhënë paralajmërime shteruese, por pa dobi. Problemi është se ata që e pranojnë të Vërtetën, përzihen me ata që nuk e pranojnë të Vërtetën, dhe kjo i influencon ata.

Ju duhet të rrini larg prej atyre që janë paganë dhe të luteni për ta. Nëse nuk rrini larg, ju do të josheni, nga gënjeshtrat dhe shpirtrat e ndytë.

Ata, që më rezistojnë Mua do të largohen nga mbrojta Ime. Ata shumë shpejt do të shohin se jeta e tyre e korrupsionit do t’i mbizotërojë ata, me ngadalë në fillim. Pastaj ata do të më bllokojnë Mua dhe do të bëhen skllevër të gënjeshtrave. Kur ju të rrini në shoqërinë e tyre, edhe ju gjithashtu do të sulmoheni.

Pastaj ju do ta shikoni veten të kërkoni falje se po flisni të Vërtetën, Fjalën e Hyjit. Do të jetë në atë fazë, që ju do ta shikoni me qartësi ndarjen në botën tuaj. Dhurata që ju e keni marrë nga Shpirti i Shenjtë, do të thotë se ju do ta kuptoni, në çast, rrezikun në të cilin ata gjenden.

Nëse ata do ta njihnin të Vërtetën, ata do të vraponin tek ju. Për të gjithë zotat e rremë që ata adhurojnë, që janë bërë nga gjëra materiale, të krijuara nga Hyji, ata bëjnë të njëjtin gabim klasik. Ata adhurojnë mrekullitë e sendeve materiale, por e shpërfillin Krijuesin e tyre.

Në Epokën e Re të Paqes, ata do të kenë aq shumë më tepër, aq shumë përsosmëri. Dhe prapë ata e kthejnë shpinën.

Unë do t’i dua gjithmonë ata, por mungesa e tyre e dashurisë për Mua, do të thotë se ata nuk do të hyjnë në jetën e re, të cilën Unë e kam krijuar për ata.

Kjo jetë e re ishte krijuar dhe bërë e mundur për dy arsye.

Kur Unë vdiqa në trup, Unë e shkatërrova vdekjen. Kur Unë u ringjalla prej së vdekuri, Unë ju dhashë juve Jetën e Përjetshme, ku trupi nuk ka më fuqi përmbi ju.

Ky është Premtimi Im për të gjithë fëmijët e Hyjit. Ata që do t’i mbijetojnë kohës së mbarimit, nuk do të kenë një vdekje fizike. Ata janë të bekuar. Ata do të kthehen, në çast, në trupa fizikë të përkryer, në bashkim mistik me Trupin Tim të Lavdishëm.

Do të jetë atëherë, që ata do t’i takojnë ata që vdiqën në favorin Tim, të cilët do të ringjallen prej së vdekuri. Ata do të jetojnë të gjithë në Parajsën Time të Re.

Jezusi juaj