Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 7 November 2012

Në këtë kohë në botë, thjesht ta përmendni se besoni në Mua, Jezusin tuaj, ju shkakton ndrojtje

E Martë, 30 Tetor 2012, në 19:10

Bija Ime fort e dashur, ti duhet ta dish, tashmë, se vuajtja që ti e duron, në Emrin Tim, do të vazhdojë deri në ditën e fundit të këtij Misioni.

Kjo është e vështirë për ty ta dëgjosh, por dije këtë. Ky Mision është më i vështiri nga të gjitha Misionet, që erdhën përpara teje. Ti do të hidhesh në shkretëtirë dhe do të ndjehesh e izoluar dhe e vetmuar. Zëri yt do të shpërfillet, por Fjala Ime e Shenjtë do t’i preki zemrat e miliona njerëzve.

Ti do t’i përkushtohesh Vullnetit Tim gjatë gjithë kohës, edhe pse ti shpesh herë ndjen sikur nuk do të jesh mjaft e fortë.

Dobësia jote është forca jote, për shkak të besimit që ti ke tek Unë. Për këtë arsye Unë kurrë nuk do të të braktis ty apo të të lë pa ndihmën e të tjerëve. Megjithatë, ti do të ecësh e vetme në këtë Mision. Shoqëruesi yt i vetëm do të jem Unë. Unë i bashkoj dhimbjet tona si një.

Ti, bija Ime, do të kesh gjithmonë nevojë për Hiret e Mia për të rezistuar. Për të duruar këtë Mision dhe për të shpallur Fjalën Time të Shenjtë tek një botë mosmirënjohëse, nuk do të jetë e lehtë. Kjo do të kërkojë një vendosmëri dhe kurajo të madhe.

Kjo vlen për të gjithë dishepujt e Mi, përfshirë ata që më duan Mua, por që nuk i pranojnë këto Mesazhe.

Pengesat që ju do të hasni, në këtë pjesë të Misionit do të shtohen për të gjithë ju, ushtria Ime e devotshme.


Ju duhet ta pranoni, me dinjitet, se kur më ndiqni Mua, ju do të vuani. Fare pak shpirtra mund ta durojnë vuajtjen, e cila ndikon tek të gjithë ata që i mbështesin Mësimet e Mia.

Në këtë kohë në botë, thjesht ta përmendni se besoni në Mua, Jezusin tuaj, ju shkakton ndrojtje.

Jo vetëm që ju shkakton siklet, kur besnikëria juaj ndaj Meje është deklaruar në publik; ju do të vuani për shkakun Tim.

Kujtoni se, të vuani është një hir i veçantë. Është shumë e vështirë për ta duruar dhe shumë shpirtra largohen nga Unë për shkak të saj. Por ju duhet ta kujtoni këtë. Kur ju vuani në Emrin Tim, Unë do t'ju ruaj dhe do të hedh mbi ju Hiret e Mia. Pavarësisht nga vuajtjet tuaja, kjo do t'ju sjellë paqe në shpirt.

Të lutem, bija Ime, kurrë mos u dorëzo. Kurrë mos u ndje e braktisur, sepse Unë jam më pranë, kur ti ndjehesh e vetmuar. Unë jam akoma më pranë gjatë këtyre kohëve të mundimit. Ti duhet të vazhdosh të kërkosh, për gjithë ndihmën që mund të marrësh, duke i kërkuar Nënës Sime të dashur dhe të gjithë shenjtërve që të të vijnë në ndihmë.

Shumë shpejt ti do ta pranosh se shtimi i vuajtjeve është një rezultat drejtpërdrejtë i kundërshtimit të këtij Misioni nga i ligu. Ai është tejet i frikësuar, sepse betejës së tij po i vjen fundi. Ai të urren ty për shkak të shpirtrave, të cilët po shpëtohen përmes këtij Misioni të shpëtimit.

Jezusi juaj