Wednesday, 31 October 2012

Jesusi: “Ata që kryjnë vrasje me gjakftohtësi, mund të shpëtohen përmes lutjeve tuaja”

E Dielë, 14 Tetor 2012, ora 18:10

Bija Ime e dashur, kurrë mos beso, as edhe për një moment, se ata që kryejnë mëkate të rënda dhe që veprat djallëzore të të cilëve shkaktojnë mizori në botë, nuk mund të shpëtohen.

Ata që kryejnë vrasje me gjakftohtësi, egzekutojnë qytetërët e tyre apo vrasin fëmijët e tyre që janë akoma në bark, mund të shpëtojnë përmes lutjeve tuaja.

Shumë shpirtra të tillë nuk do të kërkojnë falje në Sytë e Mi, sepse ata nuk shohin ndonjë gabim në atë që bëjnë. Shpëtimi i tyre varet nga lutjet tuaja.

Këta janë shpirtrat për të cilët Unë këmbngul më shumë.

Këta shpirtra të humbur janë kaq të larguar nga Unë, sa do të jetë vetëm me ndihmën e vuajtjeve të shpirtrave të zgjedhur dhe lutjet e dishepujve të Mi, që ata mund të shpëtojnë.

Madje dhe ata që, me dijeni e adhurojnë Satanin dhe që e dinë se Unë egzistoj, por që vazhdojnë të më tallin Mua, mund të shpëtojnë nga ndëshkimi i përjetshëm.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju të më thërrisni Mua, përmes kësaj Fushatë Lutje, për të kërkuar falje për ata shpirtra në mëkat mortor që kryejnë vrasje.

Fushata e Lutjes (80) Për shpirtrat e atyre që kryejnë vrasje.

O Jesus I dashur,
Unë të lutem për Mëshirë për ata që kryejnë vrasje.
Unë të kërkoj falje për ata në mëkat mortor.
Unë të ofroj Ty vuajtjet dhe vështirësitë e Mia,
që Ti të hapësh Zemrën Tënde dhe t’i falësh mëkatet e tyre.
Unë të kërkoj që Ti të mbulosh me Gjakun Tënd të Shtrenjtë të gjithë ata me qëllime djallëzore në shpirtrat e tyre,
që edhe ata të mund të pastrohen nga ligësitë e tyre. 
Amen.

Mbaheni mënd se, edhe pse mëkatet e tyre ju bëjnë të ndjeheni keq, ndjekësit e Mi, këta shpirtra kanë nevojë për ndihmën tuaj.

Ata janë infektuar nga i ligu dhe shumë prej tyre nuk e dinë ndryshimin midis të mirës dhe të keqes.

Këta janë shpirtrat që më shkaktojnë Mua dhimbjen dhe trishtimin më të madh. Vuajtja Ime është shtuar, me qëllim që secili prej tyre të mund të shpengohet.

Shkoni, dishepujt e Mi, dhe lejoheni Dashurinë Time dhe Përuljen të vërshoj zemrat tuaja që edhe ju, përmes bujarisë suaj të vuajtjes, mund të shpëtoni këta fëmijë të humbur të Zotit.

Jesusi juaj.

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/those-who-carry-out-cold-blooded-murder-can-be-saved-through-your-prayers/