Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 27 October 2012

Hyji Atë: Dora Ime e Drejtësisë po pret që t’i ndëshkojë ato qeveri që komplotojnë për t’i lënduar fëmijët e Mi

E Enjte, 4 Tetor 2012, në 14:55

Bija Ime më e dashur, Unë dëshiroj që ti ta dish se, edhe pse bota mund të duhet durojë një pastrim të madh, i cili mund të mos jetë i këndshëm, Mëshira Ime është e madhe.

Unë jam një oqean i Mëshirës dhe do të vë në zbatim ndryshime të mëdha për të siguruar që të gjithë fëmijët e Mi të shpëtohen nga katastrofa. Katastrofa për të cilën Unë po të flas përfshin punën e një force djallëzore sekrete në botë, që po përpiqen të kontrollojë çdo komb, për përfitimin e tyre të lig.

Sa shumë shpirtra të tillë e refuzojnë Mëshirën e Birit Tim të dashur. Sa shumë prej tyre nuk do ta pranojnë Atë. Ata vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje të papërgjegjshme përmbi ata që kontrollojnë dhe nuk arrijnë ta pranojnë se mëkatet e tyre nuk do të kalojnë pa u vënë re. Ata mund të luftojnë kundër Fuqisë së Dorës Sime, por Dora Ime do të bjerë mbi ata dhe do t'i shkatërrojë.

Ata do ta njohin Fuqinë e Hyjit, me kohën, por për shumë prej tyre do të jetë tepër vonë.

Çdo Vepër e Imja, përfshirë mrekullitë e mëdha, do të dëshmohet nga i gjithë njerëzimi së shpejti. Unë do të bëj gjithçka që mundem, në Mëshirën Time të Madhe, e cila do ta mbulojë njerëzimin si një oqean i madh, për ta shpëtuar njerëzimin. Asnjë njeri nuk do të mbetet pa u prekur nga Dhuratat e Mia.

Kur kjo të ndodhë, Unë do t’i ndjek pas ata njerëz që do të largojnë Mua, megjithëse do ta kenë kuptuar se kush Jam Unë.

Pastaj, ata udhëheqës në botë që nuk zbatojnë Ligjet e Mia Hyjnore dhe që e terrorizojnë tokën me mizorinë e tyre ndaj fëmijëve të Mi, do të goditen. Në atë kohë, Unë nuk do t'i lejoj ata të shpëtojnë nga Drejtësia Ime Hyjnore.

Ata janë duke u paralajmëruar, në këtë Mesazh, që të ndalojnë tani. Ata duhet të luten për udhëzim, nëse ndjehen në vështirësi apo nën presion, për të futur ligje tek kombet, të cilat do të shkaktojnë vështirësi.

Unë ua jap atyre këtë kohë tani që të ndalojnë çfarë po bëjnë dhe të më luten Mua për t'i ndihmuar që t'i bëjnë ballë regjimeve djallëzore, të cilat po planifikohen kundër shtetasve të tyre.

Ata e dinë se për çfarë po flas Unë.

Unë jam Krijuesi i racës njerëzore. Unë e njoh çdo fëmijë Timin. Atë çfarë ata shohin. Atë çfarë ata ndjejnë. Atë çfarë ata mendojnë. Unë gjithashtu i njoh, ata midis tyre, të cilët janë betuar për besnikëri ndaj veprave, të cilat shkaktojnë vuajtje të tmerrshme mbi njerëzit në mbarë botën.

Dora Ime e Mëshirës po pret që t’ju kthejë brenda strehës së Mbretërisë Sime.

Dora Ime e Drejtësisë po pret që t’i ndëshkojë ato qeveri që komplotojnë për t’i lënduar fëmijët e Mi. Ju nuk do të lejoheni që ta shkaktoni këtë vuajtje.

Sepse, sapo që ju të fusni ligje, të krijuara për t’i kontrolluar ata që ju i shërbeni, të cilat janë të neveritshme për Mua, unë do t'ju dërgoj një ndëshkim të tillë, saqë asnjëri nuk do të ketë dyshim se çfarë e shkaktoi këtë ndëshkim.

Ju jeni fëmijët e Mi dhe tek Unë ju duhet të ktheheni për mbrojtje. Pa mbrojtjen Time ju do të jeni në mëshirë të Satanit.

Mos e harroni se ai, Satani, ju urren të gjithë juve. Megjithatë, për shkak të mënyrave të tij joshëse të fuqishme dhe të mprehta, ju e ndiqni prirjen e tij për pushtet si skllevër.

Zgjidhni pushtetin mbi këtë tokë, i cili mund t'ju lartësojë dhe sjelli famën përmbi udhët e Zotit, dhe ju do të hidheni tutje.

Ky paralajmërim po ju jepet për të siguruar që ju ta kuptoni se ka vetëm një Krijues. Vetëm një, i cili e krijoi njerëzimin. Vetëm një, i cili e ka fuqinë për t’i dhënë fund gjithçkaje që ekziston në tokë.

Hyji Më i Larti
Krijuesi i gjithçka që shihet dhe që nuk shihet