Kerko Mesazhet ketu

Monday, 29 October 2012

Paganizmi do të imponohet mbi të gjitha Kishat e Hyjit

E Mërkurë, 10 Tetor 2012, në 21:50

Bija Ime fort e dashur, thuaji botës se ata duhet të zgjohen nga dremitja e tyre. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata nuk do të arrijnë të shikojnë shpalosjen e planeve të liga, që Unë i parathashë disa kohë më parë.

Unë po flas për sundimin global, që po orkestrohet për ta shkatërruar Krishtërimin. 

Kisha Ime është duke u asgjësuar, gur pas guri. Shërbëtorët e Mi të shenjtë po shtyhen, qëllimisht, përtej durimit të tyre.

Kisha Ime gjithashtu është duke u përdhosur prej atyre që praktikojnë adhurimin e bishës.

Këta mashtrues të rremë nuk janë të Krishterë. Ata praktikojnë okultizmin dhe depërtojnë në të gjitha organizatat, duke përfshirë kisha të ndryshme dhe fe të ndryshme. Ata e vënë në shënjestër, në veçanti, Kishën Katolike.

Kjo është Kisha që ata e urrejnë më shumë. Gënjeshtrat e tyre kanë rezultuar në atë që Katolikët kanë turp të ngrihen dhe ta mbrojnë Kishën e tyre.

Gënjeshtrat e tyre e kanë bërë të vështirë, për të gjitha Kishat e Krishtera, që t’i mbrojnë Sakramentet e Shenjta, ashtu siç diktohet prej Hyjit.

Paganizmi do të imponohet mbi të gjitha Kishat e Hyjit dhe mjerë ai njeri që ngrihet për të mbrojtur të Vërtetën e Hyjit.

Koha ka ardhur për ndarjen e njerëzimit. Unë do të vij dhe do ta ndaj tokën.

Ata që janë besnikë ndaj Mësimeve të Mia do të merren në Gjirin Tim. Ata që nuk i binden Hyjit, dhe blasfemojnë kundër të Vërtetës, do të flaken tutje.

Beteja tashmë ka filluar. Prova po ju paraqitet.

Ka akoma kohë për të zgjedhur midis gënjeshtrave të këtij grupi satanik, të cilët vijnë të veshur si qengja, ose të Vërtetës, për të cilën do t’ju thuhet se është një gënjeshtër.

Ju duhet të jeni vigjilentë në çdo kohë. Mbajini sytë hapur. Kthejeni shpinën kur të jetë blasfemuar kundër Emrit Tim, Trupit Tim, Fjalës Sime.

Jezusi juaj