Kerko Mesazhet ketu

Friday, 5 October 2012

Asnjë njeri nuk e njeh të Vërtetën e përmbajtjes reale të Librit të Zbulesës. Vetëm Hyji e njeh

E Premte, 31 Gusht 2012, në 23:20

Bija Ime fort e dashur, ti je në buzë të një shpërthimi, i cili do ta shohë Mëshirën Time të zbrazet mbi botë në një ngjarje, e cila do ta ndryshojë faqen e tokës.

Ky mision ka qenë i shpejtë.

Ti ishe thirrur papritur dhe me nxitim ndërsa Unë veprova për të siguruar që botës t'i jepej e Vërteta.
Fare pak njerëz e kuptojnë se kështu i thërret Hyji profetët, të pavetëdijshëm, duke mos lënë fare kohë për përgatitjen e profetit.

Kjo do të thotë se fjalët rrjedhin pa hezitim.
Asnjë njeri nuk e ka aftësinë t’i shkruajë të tilla Mesazhe si këto. Të thuhet që kjo ndodh, është një fyerje për Atin Tim dhe Shpirtin e Shenjtë. 

Asnjë njeri, përmes fjalëve të njerëzve, nuk do mund ta ndizte Flakën e Dashurisë së Hyjit brenda shpirtrave të fëmijëve të Tij ashtu siç mund ta bëjnë këto Mesazhe.

Vetëm Hyji mund ta sillte një rezultat të tillë.
Asnjë njeri nuk e njeh të Vërtetën e përmbajtjes reale të Librit të Zbulesës. Vetëm Hyji e njeh.

Vetëm Unë, Qengji i Hyjit, e kam autoritetin për të zbuluar se çfarë ai përmban. Unë e bëj këtë tani, përmes lajmëtares Sime Maria e Mëshirës Hyjnore, e cila do t’i komunikojë Fjalët e Mia, jo të sajat, tek një botë jobesimtare.

Dëgjojeni Fjalën Time tani, sepse ajo po ju jepet për t'ju shpëtuar. Për t’ju paralajmëruar. Për t’ju përgatitur. Dhe për t’ju pastruar.

Të jeni gati kur koha të vijë.

Unë vij, përmes këtyre Mesazheve, për t'ju përgatitur. Ju nuk e njihni ditën apo orën; prandaj ju duhet ta përgatisni shpirtin tuaj sikur koha Ime për të ardhur të jetë ditën tjetër.

Gjithmonë të jeni gati. Unë ju kërkoj që të mbani një mendje të kthjellët dhe të hapur kur t'i lexoni Mesazhet e Mia për herë të parë, sepse kjo ndoshta do të jetë e vetmja herë që ju do ta dëshmoni Zërin Tim nga Qielli, derisa dita që ju të gjithë keni qenë duke e pritur të mbërrijë.

Unë ju bekoj të gjithëve.
Unë ju bëj thirrje që të vini tek Unë.

Kur Unë ju kërkoj që të luteni, Unë thjesht ju kërkoj që ta besoni veten tek Unë, me fjalët tuaja të thjeshta.

Në mënyrën tuaj. Me mendimet tuaja private. Unë dëgjoj gjithçka. Unë shikoj gjithçka. Unë ndjej atë që ju ndjeni. Unë jam me secilin prej jush duke qëndruar krah jush, vetëm duke pritur për ditën kur ju përfundimisht do t'i dorëzoheni Thirrjes Sime.

Ju nuk keni aspak pse të frikësoheni nga Unë sepse Dashuria Ime për ju do ta kapërcejë çdo errësirë, që ju mban larg nga Unë.

Kthehuni tek Unë dhe Unë do ta hedh Dritën Time mbi ju.

Pastaj do t'ju jap paqen që e dëshironi. Unë po pres. Unë jam i duruar.

Ejani tek Unë kur të jeni gati.
Unë ju dua. Unë ju bekoj.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti