Bija Ime fort e dashur, ky është një paralajmërim ndaj atyre grupeve elitare botërore të cilat, përmes aleancës së tyre të fuqishme, komplotojnë për t’i kontrolluar të gjitha kombet.
Ju, që për zot keni Satanin, dijeni se shpirtrat tuaj janë të nxirë me perden e ligësisë, e cila është futur brenda jush nga i ligu.
Ju jeni në rrezik tepër të madh dhe prapë ju zgjidhni që ta adhuroni djallin, i cili kërkon që të vjedhë shpirtrat tuaj dhe t'ju torturojë në përjetësi.
Planet tuaja për të diktuar, qeverisur, kontrolluar dhe organizuar gjenocid kundër fëmijëve të Hyjit, jo vetëm që do të përmbysen nga Dora e Atit Tim, por kjo e ligë do të bjerë përmbi ju.
Ju do të ndëshkoheni rreptësisht për ligësinë tuaj.
Mëkatet për të cilat ju jeni fajtorë, janë të neveritshme për Mua dhe urrejtja e përbuzja juaj ndaj atyre njerëzve, atyre që ju pohoni se i shërbeni në qeveritë tuaja, do t'ju shkatërrojnë përjetësisht.
Kënaqësia e shkurtër që ju do të gëzoni, kur ju t’i kapni frerët e pushtetit përmbi kombet dhe të vendosni një regjim të lig diktatorial, do t’ju sjellë një jetë të përjetshme në Ferr.
Juve do t'ju jepen shumë raste për t’i kthyer shpinën grupit djallëzor të fuqive elitare. Por kini kujdes sepse do t'ju jepet vetëm njëfarë kohe.
Kurrë mos e nënvlerësoni Fuqinë e Hyjit. Mos e nënvlerësoni Zemërimin e Tij. Sepse ndërkohë që është një Hyj i Mëshirës së madhe, Ai, Hyji, Ati Im i Përjetshëm, është gjithashtu edhe për t’u patur frikë.
Fuqia e Tij është e gjithëpushtetshme. Fuqia e Tij përmbi Satanin do të arrijë kulmin së shpejti dhe Ai do ta hedhë Bishën dhe bashkëpunëtorët e tij brenda liqeneve të zjarrit.
Ju, gjithashtu, do të hidheni në Ferr nëse do të vazhdoni të shkatërroni Krijimin e Hyjit, fëmijët e Hyjit.
Ati Im nuk do t'ju falë kurrë nëse ju i tejkaloni kufijtë e Mëshirës së Tij të Madhe.
Në ditën që Unë do të vij për të gjykuar, ju do të dridheni me frikën më të thellë të panjohur për njerëzimin.
Në atë ditë juve do t'ju caktohet ndëshkimi sipas mënyrës se si ju i trajtuat vëllezërit dhe motrat tuaja, fëmijët e Hyjit.
Po ju paralajmëroj. Sepse Zemërimi i Hyjit është për t’ia patur frikën.
Jezusi juaj