Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 20 October 2012

Sa shumë njerëz po e kërkojnë të Vërtetën dhe nuk arrijnë ta gjejnë atë

E Diel, 23 Shtator 2012, në 09:00

Bija Ime fort e dashur, vjen një kohë kur njeriu duhet ta pyesë veten – kush jam unë dhe përse unë jetoj?

Përgjigjja e vetme, që i sjell atij paqe, është kur ai e kupton se ai është një fëmijë i Hyjit. Në vend që ta mohojë të Vërtetën, për shkak të presioneve të ushtruara prej atyre që qeshin me ata që besojnë në Hyjin, ai duhet të jetë i ndershëm me vetveten.

Ai e di se dashuria që ndjen vjen prej Hyjit.

Ai e di, në zemrën e tij, se mjerimi që ai ndjen kur gjendet në errësirë dhe dëshpërim vjen nga ana tjetër. Ana e errët.

Sa shumë njerëz po e kërkojnë të Vërtetën dhe nuk arrijnë ta gjejnë atë.

Edhe pse e Vërteta është e shënuar në Librin e Shenjtë, shumë vetë nuk arrijnë ta pranojnë se Shkrimi i Shenjtë i përmban të gjitha përgjigjet që ata kërkojnë.

Ju duhet ta përqafoni të Vërtetën dhe të mbështeteni tek ajo përjetë, sepse ajo është udha drejt shpëtimit.

Shumë njerëz do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për ta mohuar të Vërtetën. Kryesisht ata do të përdorin inteligjencën njerëzore për ta copëtuar të Vërtetën dhe për t'ju bërë të besoni një gënjeshtër.

Çdo argument do të përdoret për të mohuar të Vërtetën e Hyjit. Kaq bindëse do të jenë këto argumente sa shumë besimtarë do ta kenë të vështirë që ta mbrojnë të Vërtetën.

Nënshtrohuni,
pra Hyjit.
Kundërshtoni djallit,
dhe do të largohet
prej jush.
- Jakobit 4:7
Besimi juaj do t'i qëndrojë provës së kohës por vetëm nëse ju do më lejoni Mua që t'ju drejtoj ditë e natë.

Me qëllim që Unë t'ju drejtoj, ju kurrë nuk duhet t'i largoni sytë nga Unë dhe të mbështeteni tek Unë për ndihmë.

Flisni me Mua. Komunikoni me Mua në çdo kohë të ditës, në makinë, në punë, në shkollë apo në kishën tuaj. Nuk ka rëndësi se ku jeni, sepse ju mund të më thërrisni Mua në çdo moment dhe Unë do t'ju përgjigjem.

Kjo udhë, rruga drejt Kalvarit është ajo që u përket ndjekësve të Mi. Ajo është një kodër shumë e vështirë për t’u ngjitur. Ju duhet të duroni pengesat dhe dhimbjen e refuzimit prej atyre që nuk duan ta pranojnë të drejtën tuaj për ta praktikuar fenë tuaj. Maja e kodrës duhet të jetë pikësynimi juaj. Vetëm kur të arrini majën, ju do të gjeni paqe.

Këmbëngulni, ndjekësit e Mi të dashur dhe Dashuria Ime do të ndjehet prej jush në një mënyrë të tillë që do t'ju japë një forcë që ju nuk do ta besonit të ishte e mundur.

Unë ju dua. Unë eci me ju. Unë kurrë nuk do t'ju lë. Unë ju bekoj të gjithëve.

Jezusi juaj