Të lutem, fëmija im, lutu për fëmijët e mi të humbur të cilët shtohen në numër për çdo ditë. Ata nuk besojnë, dhe as që mund të besojnë, tek Biri im dhe të kthehen në anën tjetër.
Unë derdh lot gjaku për ata dhe Zemra ime është e rënduar. Sa të humbur janë ata dhe sa të zbrazët ndjehen. Unë lutem që Hyji, në Mëshirën e Tij, t'ua hapë zemrat e tyre të ngurtësuara së shpejti.
Paralajmërimi është afër, fëmija im. Fëmijët e mi kanë nevojë që të përgatiten. Ata që i shmangin këto Mesazhe të Shenjta, nga Biri im dhe Ati im i Përjetshëm, do të kenë për t’iu përgjigjur Hyjit.
Shumë vetë e kanë dëmtuar këtë Mision dhe i kanë inkurajuar shpirtrat që të largohen. Shumë shpirtra të tillë kanë vdekur që atëherë, në mëkat mortor. Nëse ata do t'i kishin pranuar lutjet e dhëna njerëzimit, përmes Kryqëzatës së Lutjes, ata mund të kishin qenë shpëtuar.
Ata që nuk do t'i pranojnë këto Mesazhe nuk duhet të punojnë me të ligun për ta nënvlerësuar Fjalën e Hyjit. Ju duhet të luteni për ndihmën që ju duhet për të gjetur paqe brenda vetes.
Ka qenë profetizuar, se profeti i kohëve të fundit nuk do të pranohej, edhe pse, shumë kthim në besim do të arrihet, përmes përhapjes së Fjalës së Hyjit.
Do të jetë në dëmin tuaj ta refuzoni ndihmën, e cila po ju dërgohet nga Qielli, në këtë kohë, për t'ju ndihmuar që të shpëtoni shpirtrat tuaj.
Mos e fyeni Birin tim, duke refuzuar që ta dëgjoni. Ju mund të bëni një vesh të shurdhër pasi t'i keni lexuar këto Mesazhe nga Qielli, por së pari ju duhet të dëgjoni.
Vullneti juaj i lirë do të thotë se ju mund të zgjidhni në cilën udhë dëshironi të ecni.
Vullneti juaj i lirë nuk do të thotë se ju e keni të drejtën për të blasfemuar qëllimisht kundër Shpirtit të Shenjtë.
Kur Paralajmërimi të ndodhë, ju do të mbusheni me Dritën e së Vërtetës. Shpirti juaj do të ndriçohet dhe ju do të shikoni se çfarë punësh të mira, dhe punësh të këqija, ju keni kryer përgjatë jetëve tuaja.
Në atë fazë, shumë prej jush do ta përqafojnë Dashurinë e Hyjit. Për fat të keq, shumë vetë do të jenë tepër kokëfortë për t’i pranuar keqbërjet e tyre. Ata do të hidhen tutje dhe do të vuajnë tmerrësisht.
Të jeni të përgatitur në çdo kohë. Koha është e shkurtër.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit