Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 24 October 2012

Dy miliard shpirtra, që do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës

E Enjte, 27 Shtator 2012, në 09:00

Bija Ime fort e dashur, Misioni për t’i shpëtuar ata dy miliard shpirtra, që do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës, duhet të formojë një pjesë të lutjes ditore për të gjithë ata që e quajnë veten Kryqtarë të Hyjit.

Mrekullitë e shumta do të çojnë që shumë prej njerëzve t’iu jepet Dhurata e Shpëtimit dhe hyrja brenda Parajsës së Re.

Dhimbja në Zemrën Time të Shenjtë është e dhimbshme për shkak të këtyre shpirtrave të humbur. Kjo është edhe arsyeja se pse dishepujt e Mi duhet të luten fort, që ata të gjithë të mund të bashkohen si një familje e vetme në Epokën e Re, sepse nëse familja Ime është e pa-bashkuar, do të më sjellë Mua agoni të tmerrshme.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju për t’i shpëtuar këta shpirtra, që me kokëfortësi do të refuzojnë ta pranojnë Hyjin, duke recituar këtë 

Lutje të Kryqëzatës (79) për dy miliard shpirtrat e humbur.

O Jezus i dashur, unë të lutem Ty që të hedhësh Mëshirën Tënde mbi shpirtrat e humbur.

Falua atyre refuzimin ndaj Teje dhe përdore lutjen dhe vuajtjen time që Ti, përmes Mëshirës Tënde, të vërshosh mbi ata Hiret që iu nevojiten për të shenjtëruar shpirtrat e tyre.

Unë të kërkoj Ty Dhuratën e mëshirës për shpirtrat e tyre.

Unë kërkoj që Ti t’ua hapësh zemrat, me qëllim që ata të vijnë tek Ti dhe të kërkojnë Ty t'i mbushësh me Shpirtin e Shenjtë, që të mund të pranojnë të Vërtetën e Dashurisë Tënde dhe të jetojnë me Ty dhe me gjithë familjen e Hyjit përgjithmonë. Amen.


Është e vështirë për shumë njerëz që ta pranojnë Mëshirën e Hyjit. Kjo është për shkak të pushtetit, që Satani e mban mbi ta; vetëm se ata nuk e dinë këtë, në shumë raste.

Megjithatë, në disa raste, ata nuk kanë asnjë dyshim mbi Ekzistencën e Hyjit, dhe prapë ata zgjedhin Satanin me dijen e plotë se Hyji ekziston dhe se Ai i krijoi ata. Ata ia kthejnë shpinën Mbretërisë së Hyjit.

Mbretëria që ata zgjedhin është ajo që iu është premtuar nga Satani. Ata besojnë se kjo mbretëri, në fund të kohës, ofron pasuri të madhe, çudira të mëdha dhe se ajo do të jetë një botë që shkëlqen, megjithëse nuk është ashtu. Gjithçka që ata do të gjejnë do të jetë një liqen i madh zjarri ku ata do të vuajnë nga dora e të ligut. Ai do t'i mundojë ata përjetësisht dhe ata do ta vuajnë çdo sekondë të kësaj dhimbjeje sepse ajo kurrë nuk mund të mbarojë.

Tani ju e dini pse Unë vuaj kaq agoni, sepse vetëm mendimi i vuajtjes që i pret këta shpirtra, është tepër i vështirë për t'u duruar.

Vetëm lutjet tuaja, ndjekësit e Mi, dhe Mëshira Ime mund t'iu ofrojë atyre ndonjë shpresë.

Më ndihmoni Mua t'i shpëtoj ata.

Jezusi juaj