Kerko Mesazhet ketu

Thursday 18 October 2012

Dhurata nga Ati Im i Përjetshëm është që t’i japë çdo fëmije të Tij jetën më të përkryer në botën më të përkryer

E Enjte, 13 Shtator 2012, në 10:45

Bija Ime fort e dashur, një pikë e rëndësishme është kaluar me sukses në Misionin Tim për ta përhapur me shpejtësi Fjalën Time të Shenjtë për shkak të lutjeve të të tjerëve.

Këto lutje, të recituara me kujdes nga ndjekësit e Mi të çmuar dhe tepër të dashur, janë kaq të fuqishme, sepse ato janë të thëna nga zemra.

Unë dhuroj Hire të mëdha përmbi të gjithë dishepujt e Mi, për t'i mundësuar ata që të çajnë përpara duke rrëzuar çdo pengesë, që ata mund të hasin në përpjekjet e tyre për t’i shpëtuar shpirtrat përmes këtij Misioni.

Dishepujt e Mi fort të dashur ta dini se engjëjt në Qiell ju udhëzojnë, ju mbrojnë dhe ju udhëheqin drejt qëllimit Tim, qëllimit për ta kthyer botën në besim.

Shumë prej jush që jeni të rinj ndaj Mesazheve të Mia do ta pyesni veten nëse këto Fjalë janë thjesht për t’ju udhëzuar apo për t’i kthyer në besim njerëzit.

Ato janë duke u dhënë që t’i kryejnë të dyja këto por, më e rëndësishmja, për t’i shpëtuar të gjithë, në mënyrë që gjithsecili të mund të jetojë në Epokën e Re të Paqes në botë. Sepse ky është premtimi Im. Kjo është Dhurata madhështore.

Dhurata nga Ati Im i Përjetshëm është që t’i japë çdo fëmije të Tij jetën më të përkryer në botën më të përkryer ashtu si duhej të ishte që prej fillimit.

Asgjë nuk mundet, e as nuk do ia arrijë ta pengojë ardhjen e kësaj Parajse të Re në tokë.

Ajo do të ngrihet nga bota e zymtë gri ku ju jetoni, e cila është e njollosur nga kalbësia e krijuar prej Satanit. Kaq i kalbur është ky infektim saqë jo shumë njerëz e njohin të Vërtetën.

Ata nuk e dinë ndryshimin midis të mirës dhe të keqes. Shumë i ngatërrojnë këto të dyja.

Kur njerëzit e pranojnë të keqen si pjesë të jetëve të tyre dhe e justifikojnë praninë e saj, ata e mohojnë Fjalën e Hyjit. Por është vetëm duke e pranuar të Vërtetën e Fjalës së Hyjit, që Besëlidhja, Besëlidhja përfundimtare do të mund të përmbushet.

Plani i shpëtimit përfundimtar të njerëzimit po kryhet me sukses, por ka akoma rrugë përpara se Unë të mund t’i shpëtoj të gjithë ato shpirtra, që janë akoma larg Meje.

Vetëm e Vërteta do t'i hapë sytë e tyre.

Vetëm e Vërteta, nëse pranohet prej tyre, do t'i çlirojë ata që të mund të hyjnë në portat e Parajsës së Re.

Jezusi juaj