Thursday, 4 October 2012

Virgjëra Mari: Zgjimi po vjen së shpejti

E Enjte, 30 Gusht 2012, në 18:15
Fëmija im, përgatitja e shpirtrave tashmë ka filluar dhe Epoka e Paqes nuk është tepër larg.
Në një kohë kur të gjithë fëmijët e Hyjit po bekohen me Dhuratën e Fjalës së Birit tim të dashur dhe të shtrenjtë, përhapja e Shpirtit të Shenjtë vazhdon të ndodhë nëpër të gjitha kombet.
Nuk do të ketë asnjë ndalesë të Fjalës së Birit tim, sepse kjo është sipas komandës së Atit Tim.
Konvertimi do t’i ndezë zemrat e njerëzve dhe shumë do ta ndjejnë Dashurinë e Hyjit, Atit të tyre të natyrshëm, që t'i rrëmbejë ata në një mënyrë të tillë që do t'i çudisë dhe do t’i tronditi.
Menjëherë sapo Dashuria Hyjnore t'i përshkojë, ata do të ndjejnë një dëshirë të fortë që të bërtasin nga gëzimi, sepse ajo është si asnjë dashuri tjetër e njohur nga njeriu.
Zgjimi po vjen së shpejti.
Ndërsa Shpirti i Hyjit të vazhdojë të fryjë me Flakë Lavdie, ligësia do të dobësohet dhe ushtria e Satanit do të mbetet e privuar nga ushtarët e saj.
Ajo do të mbetet pa mbrojtje sepse shumë prej ndjekësve të tij do të fitohen nga Mëshira e Hyjit, duke e lënë Satanin vetëm me gjysmën e ushtrisë.
Të zhgënjyer me premtimet e tij boshe, ata do t'i përgjigjen Dritës së Mëshirës Hyjnore të Birit tim.
Beteja jo vetëm që ka filluar, por shpirtrat tani po e ndjekin Birin tim në turma ndërsa ata kërkojnë të Vërtetën e Jetës së Përjetshme.
Unë të bekoj bija ime.
Qielli gëzon për shkak të kthimit në besim të shpirtrave dhe shpëtimit të shpirtrave të errët, që është duke u arritur përmes lutjeve të atyre që e duan Birin tim.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit