Bija Ime fort e dashur, koha që bota ta kuptojë më në fund se Hyji ekziston, është pranë.
Të gjithë atyre që mburren për ateizmin e tyre, të cilin ata e veshin si një simbol krenar të nderit, Unë ju them këtë. Kur koha të vijë dhe kur ju të arrini ta shikoni të Vërtetën, ashtu si Unë jua jap, ju akoma do të jeni të mbushur me dyshime.
Dijeni se dyshimet tuaja, që aktualisht nuk janë të pranishme sepse ju mendoni se e njihni të Vërtetën, janë një mallkim.
Është Satani ai që së pari ju josh dhe pastaj ju mallkon.
Ju jeni një fëmijë i Hyjit dhe keni qenë verbuar ndaj të Vërtetës me qëllimin që t’ju ndalojnë të hyni në Parajsën e Re në tokë, të premtuar njerëzimit prej Atit Tim.
Kur juve t'ju paraqitet e Vërteta dhe kur dyshimet akoma t'ju mundojnë, ju lutem të më kërkoni Mua që t'ju ndihmoj. Vetëm një fjalë, vetëm një thirrje është gjithçka që ju nevojitet.
Këtu është çfarë Unë dëshiroj që ju të më thoni Mua.
Lutja e Kryqëzatës (76) Lutja e Ateistit
Jezus, më ndihmo ta pranoj Dashurinë e Hyjit ashtu siç po më tregohet.
Hapi sytë e mi, mendjen time, zemrën time dhe shpirtin tim, që të mund të shpëtohem.
Më ndihmo të besoj, duke ma mbushur zemrën me Dashurinë Tënde.
Pastaj më mbaj dhe më shpëto nga tortura e dyshimit. Amen.
Shpirtrat e Mi të gjorë, sa shumë vuani prapa simbolit tuaj të ateizmit.
Sa vazhdimisht ju mundoheni që t'i ngurtësoni zemrat tuaja ndaj të Vërtetës, të Vërtetës së Ekzistencës së Hyjit.
Sa vazhdimisht ju përpiqeni që të rekrutoni shpirtra të tjerë për t’i pranuar besimet tuaja. Përse mendoni se ndodh kjo?
Përse mendoni se ju vini kaq shumë energji dhe përpjekje për të bërtitur mbi besimet tuaja? Kjo është për të provuar se Ekzistenca e Hyjit është e rreme.
A nuk e dini se kur ju e bëni këtë, përpjekjet tuaja janë plot me pasion? Përse ndodh që një pasion i tillë mund të çojë në urrejtje të tillë për Hyjin?
Nëse Hyji nuk ekziston, atëherë përse ju e urreni Atë?
Si mund ta urreni dikë që, në sytë tuaj, nuk ekziston?
Satani është zoti juaj, prapë ju ndoshta nuk besoni se ai ekziston.
Ajo çfarë ju nuk e dini është se ai e kontrollon mëndjen tuaj kur e mbush atë me një gënjeshtër.
Sa shumë lot Unë derdh për ju.
Sa shumë Unë akoma ju dua.
Sa shumë Unë dëshiroj t’ju shpëtoj përpara se të jetë tepër vonë.
Jezusi juaj