Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 10 October 2012

Emri Im nuk nderohet më. Emri Im është i urryer

E Martë, 4 Shtator 2012, në 23:05

Bija Ime fort e dashur, dhimbja e refuzimit dhe e urrejtjes prej njerëzimit ndjehet nga Unë në çdo moment të secilës ditë.

Ajo kurrë nuk lehtësohet. Kryqëzimi Im ishte vetëm fillimi.

Ai mund të ketë deklaruar shpëtimin e njerëzimit, por dhimbja Ime do të vazhdojë derisa Satani të jetë dëbuar.

Derisa ai të jetë i pranishëm dhe të sundojë mbi tokë, gjë të cilën ai e bën akoma në këtë kohë, dhimbja dhe mundimi Im kurrë nuk ndalojnë.

I vetmi lehtësim është gëzimi që Unë e ndjej kur shikoj dashurinë e vërtetë, e pranishme në botë, të shpirtrave të pastër kundrejt njëri-tjetrit.

Është kjo dashuri, e cila e bën Dritën midis natës dhe ditës të mundshme. Sepse pa Dritën Time, errësira do të sundonte 24 orë në ditë.

Imagjinojeni po të mundeni, dhimbjen Time.

Për ata midis jush, që e vuani dhimbjen dhe lëndimin nga duart e atyre që i doni, ju do ta kuptoni pikërisht se si është dhimbja Ime.

Kur ju torturoheni mizorisht, mendërisht dhe fizikisht, nga dikush që ju e doni, dhimbja është më e rëndë për t'u duruar.

Edhe nëse e dini se personi që ju persekuton është në errësirë të tmerrshme, kjo nuk e lehtëson dhimbjen tuaj. Për më tepër, ajo e shton intensitetin dhe ashpërsinë e vuajtjes suaj.

Kjo është sepse ju akoma merakoseni për torturuesit tuaj, por ju e dini se edhe ata vuajnë dhe nuk mund ta ndalojnë sjelljen e tyre.

Në kaq shumë errësirë janë ata, sa kur ju përpiqeni t'iu shpjegoni atyre se çfarë duhet të bëjnë për t’u çliruar nga errësira e tyre, ata nuk do të dëgjojnë.

Ata nuk duan të dëgjojnë.

As edhe nuk duan ta ripërtërijnë shpirtin e tyre për të parë dritën, dashurinë dhe gëzimin që ata do të ndjenin nëse vetëm do t'ju dëgjonin ju, i vetmi person që me të vërtetë i do ata pavarësisht nga gabimet e tyre, mundësia e tyre e vetme për ta refuzuar këtë re të errët e të rrezikshme, e cila mbulon tërë shpirtin e tyre, për tu çliruar.

Dhimbja e refuzimit është e rëndë për Mua, Shpëtimtarin tuaj, Birin e Njeriut.

Unë pësova një vuajtje të tmerrshme fizike, ku shumë prej saj nuk iu dha botës në çdo detaj; kaq e tmerrshme ishte tortura, sepse Unë nuk e desha këtë lloj keqardhje.

Jo, Unë thjesht kërkoja besnikërinë tuaj, besimin tuaj si dhe gëzimin dhe lehtësimin kur ju e kuptonit se kishit shpëtuar nga mallkimi i përjetshëm.

Por a e njeh njerëzimi me të vërtetë Dhuratën që Unë ju kam dhënë atyre në të vërtetë?

Shumë shkojnë në Meshë, apo marrin verën në Kishat e tjera të Krishtere për të nderuar Dhuratën Time, por ata nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo.

Unë e dhurova Veten Time plotësisht në Trup, Mendje dhe Shpirt. Kur ju merrni Kungimin ju duhet ta konsumoni Trupin Tim plotësisht dhe jo thjesht të thoni se më nderoni Mua.

Sepse pa Trupin Tim, Praninë Time të Vërtetë, Unë nuk mund t’i kap shpirtrat tuaj. A nuk e dini ju këtë?

Përse e refuzoni Dhuratën Time të vërtetë ashtu si iu shpjegua Apostujve të Mi? Që Eukaristia është me të vërtetë Trupi Im?

Ju nuk mund t'i imagjinoni hiret, që kanë humbur për ju, familjet dhe brezat tuaj për shkak të nënvlerësimit tuaj ndaj Fuqisë së një Dhurate të tillë.

Dhimbja Ime kurrë nuk largohet. Unë lotoj. Unë vuaj. Unë qaj kur e dëshmoj mëkatin kaq të shfrenuar nëpër botë, saqë Emri Im nuk nderohet më. Emri Im urrehet. Unë ndjej dhimbje të thellë.

Ty, bija Ime, të është dhënë kjo dhimbje e njëjtë për këto pak muajt e fundit. Unë e lejova këtë sulm mbi ty prej të ligut që të të depërtonte. Kjo sakrificë, e ofruar prej teje për Mua, si një shpirt viktimë, ishte e vështirë por ti mësove një mësim të thjeshtë përmes kësaj.

Kur ti je viktimë e një vuajtje të tillë mizore nga dora e të tjerëve, në Emrin Tim, ti ndjen të njëjtën dhimbje që Unë e ndjej në të njëjtën kohë.

Dhimbja jonë është e ndërthurur, bija Ime, në këtë bashkim mistik. Ti e pranove Thirrjen Time për t’u bërë vullnetarisht një shpirt viktimë, duke i ditur pasojat, edhe pse ishin të frikshme, për të shpëtuar shpirtrat.

Tani që ti sjell kthimin në besim, ti e di se kur vuajtja kërkohet, ajo është për t’iu përshtatur vetë vuajtjes Sime, e cila është dhe mund të jetë shumë tronditëse dhe e dhimbshme.

Për arsye të natyrës njerëzore ti, herë pas here, do të përpiqesh dhe të luftosh kundër tmerrit që po kryhet mbi ty, sidomos kur edhe dhimbja e gozhdëve, duke u ngulur në kyçet e tua, do të ishte më e preferuar ndaj torturës që të është kërkuar ta durosh në Emrin Tim.

Hiret e Mia të ndihmuan ty në nënshtrimin tënd ndaj këtyre kërkesave për vuajtje. Ato të dhanë një forcë, që të lejoi të ngriheshe, të qëndroje drejt dhe të lavdëroje Hyjin. Sepse këto janë hire për të ndihmuar ty ta pranosh vuajtjen si Dhuratë për Hyjin për të shpëtuar shpirtrat në mëkat mortor.

Herën tjetër kur dikush t’ju mundoj, t’ju trajtoj mizorisht dhe t’ju abuzoj mendërisht juve fëmijë, nëse arrini ta mbani mend këtë lutje, atëherë ju do ta mposhtni dhimbjen tuaj.

Më thoni Mua këtë Lutje të Kryqëzatës (75) Unë e dhuroj Dhimbjen Time tek Ti, i dashur Jezus

Jezus, unë e dhuroj dhimbjen dhe vuajtjen time për atë që Ti durove gjatë Agonisë Tënde në Kalvar.

Çdo fyerje që unë e duroj, e ofroj atë tek Ti.

Çdo abuzim dhe sulm fjalësh që unë e pësoj, e ofroj atë në nder të Kurorëzimit Tënd me Gjemba.

Çdo kritikë të padrejtë mbi mua, e ofroj në nderim të poshtërimit Tënd përpara Pilatit.

Çdo torturë fizike që unë e duroj në duart e të tjerëve, e ofroj atë në nder të Fshikullimit Tënd tek Shtylla.

Çdo fyerje që unë e duroj, e ofroj atë në nder të torturës së tmerrshme fizike që Ti durove gjatë Kurorëzimit me Gjemba, kur e çjerrën Syrin Tënd.

Kurdo që të imitoj Ty, i përcjell Mësimet e Tua, dhe kur më tallin në Emrin Tënd, më lejo të të ndihmoj Ty në rrugën drejt Kalvarit.

Më ndihmo të çlirohem nga krenaria dhe kurrë të mos kem frikë të pranoj se unë të dua Ty Jezus i dashur.

Pastaj, kur gjithçka të duket e pashpresë në jetën time, Jezus i dashur, më ndihmo të bëhem i guximshëm duke kujtuar se si Ti vullnetarisht e lejove Veten të kryqëzoheshe në atë mënyrë aq poshtëruese dhe mizore.

Më ndihmo të ngrihem dhe të numërohem, si një i Krishterë i vërtetë, një ushtar i vërtetë në Ushtrinë Tënde, i përulët dhe i penduar në zemrën time, në përkujtim të Sakrificës që Ti bëre për mua.

Më mbaj për dore, i dashur Jezus dhe më trego se si vuajtja ime mund t’i frymëzojë të tjerët për t’iu bashkuar Ushtrisë Tënde me shpirtra të ngjashëm që të duan Ty.

Më ndihmo ta pranoj vuajtjen dhe ta ofroj atë tek Ti, si një dhuratë për të shpëtuar shpirtrat në betejën finale kundër tiranisë së të ligut.
Amen.


Vuajtja, bija Ime, edhe pse është e vështirë, është një Dhuratë, të cilën Unë e përdor duke ia dorëzuar atyre që Unë i besoj në Zemrën Time, që Unë të mund të shpëtoj shpirtra.

Ti bija Ime e ke lehtësuar vuajtjen Time shumë me anë të përgjigjes tënde. Do të duhen disa kohë sidoqoftë, përpara se Unë të jem i çliruar nga Kryqi.

Kjo mund të ndodhi vetëm kur Unë ta shpëtoj çdo shpirt të gjallë të mundshëm në tokë sot.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/09/04/my-name-is-no-longer-revered-my-name-is-cursed/