Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 18 October 2012

Urrejtja globale po shpërthen midis kombeve në këtë kohë dhe e gjithë kjo në Emër të Hyjit

E Diel, 16 Shtator 2012, në 13:45

Bija Ime fort e dashur, urrejtja globale po shpërthen midis kombeve në këtë kohë dhe e gjithë kjo në Emër të Hyjit.

Sa pak njerëzimi i njeh udhët e Hyjit, të cilat janë kaq të larguara nga urrejtja.

Urrejtja nuk mund të vijë prej Hyjit. Urrejtja përdoret nga Satani për ta fyer Fjalën e Hyjit.

Satani e përdor besimin fetar si një mjet për ta lejuar urrejtjen.

Urrejtja merr shumë forma dhe është e paraqitur në një numër mënyrash të krijuara me dinakëri nga Satani dhe e futur brenda mendjeve të njerëzimit.

Urrejtja mund të përdoret për t’i bindur të tjerët që të pranojnë gënjeshtra rreth një personi tjetër me qëllimin për të inkurajuar urrejtje dhe tension.

Urrejtja mund të përdoret për të krijuar përçarje fetare dhe të ndezë dhunë duke blasfemuar kundër Fjalës së Hyjit.

Kur njerëzimi e përdor urrejtjen për të justifikuar besimin e vet në Hyj, ata mëkatojnë kundër Hyjit në mënyrën më të ligë.

Të urresh një person tjetër në Emër të Hyjit është një kontradiktë, sepse vetëm dashuria mund të vijë prej Hyjit.

Urrejtja vjen vetëm nga Satani.

Zgjedhja është e thjeshtë.

Ju ose zgjidhni Hyjin dhe e jetoni jetën tuaj sipas Rregullave të Tij, ose zgjidhni Satanin dhe gënjeshtrat që ai i përdor për të korruptuar njerëzimin dhe për të vjedhur shpirtrat.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/09/16/global-hatred-erupts-between-nations-at-this-time-and-all-in-the-name-of-god/