Bija Ime fort e dashur, Unë iu kërkoj të gjithë ndjekësve të Mi që të jenë të fortë në këtë kohë. Fjala Ime e Shenjtë, Dhurata Ime për njerëzimin, që po ju jepet përmes këtyre Mesazheve, do të jetë subjekti i shumë kritikave.
Ju duhet të qëndroni të fortë kur Fjala Ime të copëtohet dhe të nënvlerësohet. Kjo do të jetë shumë e vështirë, por ju duhet ta duroni këtë torturë, sepse ky është vetëm fillimi.
Armiku do të ngrihet dhe do t'i copëtojë Mesazhet e Mia, të dhëna secilit prej jush me qëllim që shpirtrat të mund të shpëtohen.
Ai e numëron çdo shpirt që ngashënjen dhe pastaj i largon ata nga Mesazhet e Mia. Ai e bën këtë duke i tunduar besimtarët, në fillim, me qëllim që ata të mos punojnë me Mua për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja. Ai nuk do që ju të luteni për të shpëtuar shpirtrat e tyre.
Cilido shërbëtor i Kishës Sime, që ju ndalon të lusni Lutjet e Mia të Kryqëzatës, ka nevojë për lutjet tuaja. Ata nuk mund ta ndalojnë përhapjen e lutjeve të Mia. Kur ata e bëjnë këtë, ata kanë nevojë për ndihmën tuaj. Për fat të keq, shumë shpirtra do të çohen larg nga Misioni Im, i fundit i këtij lloji në tokë.
Këto kohë do të shohin rritjen e përçarjes brenda Kishës Sime; njëra anë duke vuajtur për të mbrojtur Ungjillin Tim, dhe tjetra duke u përpjekur që ta ri-shpikë Kishën Time, të modernizojë Mësimet e Mia dhe të sjellë ligje të turpshme brenda Kishës Sime.
Ngrihuni me kurajo dhe bashkohuni, sepse kjo kohë është pothuajse përmbi ju dhe ju do të dëgjoni për këto praktika të reja, ku asnjëra prej tyre nuk i përshtatet Ungjillit Tim të vërtetë, Mësimeve të Mia apo të Vërtetës.
Këto sprova do të shfaqen si barrikada të mëdha. Ju, dishepujt e Mi do të ndjeheni në kurth. Ju do të ndjeheni të pashpresë dhe lotët do ju rrjedhin.
Dobësia juaj do të jetë forca juaj. Do të jetë përmes vuajtjes suaj, kur ju ta dëshmoni këtë fshikullim të tmerrshëm, që ju do të bëheni të fortë.
Për çdo sprovë që do të duroni në Emrin Tim, Unë do t'ju bëj akoma edhe më të fortë. Këmbëngulni dhe Unë do t'ju bekoj me hiret e forcës, kurajës dhe bindjes.
Ju jeni ushtria Ime, rrezja Ime e dritës në botë. Çdo përpjekje do të bëhet për ta shuar këtë dritë, por do të jetë pa vlerë.
Rrezja e dritës suaj, dashurisë suaj për Mua, do të ndriçohet për t’u bërë si një burim drite dhe pastaj një zjarr i madh. Ky Zjarr i Shpirtit të Shenjtë, që do ta mbërthejë secilin prej jush, do t'i përhapë flakët e tij në çdo skaj të botës.
Do të jeni ju, ushtria Ime e çmuar, ata që do ta bëjnë këtë. Ju do të udhëhiqeni nga Qielli. Ju do të marshoni përpara. Ju do të shkelni përmbi ushtrinë e ligë të shpirtrave të shkretë që janë duke u komanduar nga Satani dhe ata do të jenë të pafuqishëm kundër jush.
Së shpejti pas kësaj, Lavdia e shpalljes Sime të madhe do të shfaqet në botë.
Shpallja për të lajmëruar Ardhjen Time të Dytë do të jetë e befasishme. Do të jetë gjithashtu e papritur, edhe pse ju keni qenë të mirë-përgatitur. Në atë pikë juve do t’ju lihet në trashëgim Dhurata e madhe e Jetës së Përjetshme.
Jezusi juaj