Sunday, 21 October 2012

Virgjëra Mari: “Ndryshime të mëdha do të fillojnë në botë shumë shpejt”

E Mërkurë, 26 Shtator 2012, ora 16:40

Bija ime, ndryshime të mëdha do të fillojnë në botë shumë shpejt.

Është koha për planin e Shpëtimit të paraqitet nëpër të gjitha kombet në zemrat e njerëzve.

Sa shumë njerëz do të tronditen me të Vërtetën se nga vijnë dhe se si duhet ta shpengojnë veten në Sytë e Zotit.

Sa të papregatitur janë fëmijët e Zotit për këto ngjarje të mëdha. Është prej Dashurisë së Zotit për të gjithë fëmijët e Tij, që ju po paralajmëroheni.

Nëse i shpërfillni këto shenja paralajmëruese, do të jetë në dëmin tuaj.
Qeshni apo tallni këto Ndërhyrje Hyjnore, që do të ndodhin për t'i futur zemrat e njerëzve në Zemrën e Zotit, dhe ju do të vuani.

Fëmijë ju duhet të jeni në gadishmëri gjatë gjithë kohës. Shenjat nga Qielli dhe mbrekullitë e Ndërhyrjes Hyjnore po afrohen dita ditës.

Lutuni që t'ju jepen Hiret për ta hapur zemrën tuaj ndaj Mëshirës së Madhe të Birit tim të dashur, Jesu Krisht.

Të gjitha rrugët po hapen për të tërhequr fëmijët e Zotit në strehën e Zemrës së Tij të Shenjtë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-great-changes-will-commence-in-the-world-very-soon/