Monday, 29 October 2012

Jesusi: “Unë dëshiroj t’ju bëj thirrje të gjithë fëmijve të Zotit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

E Martë, 23 Tetor 2012, ora 20:30

Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj t'ju bëj thirrje të gjithë fëmijve të Zotit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të luten për besimin e tyre.

Ashtu si do të ndodhi në vëndjet e tjera Kristjane, besimi juaj do të sulmohet dhe çdo përpjekje do të bëhet për të fshirë të gjitha gjurmët e Mia, Jesusit tuaj.

Ju duhet të formoni sa më shumë Grupe Lutjesh që të mundeni, sepse të bashkuar përmes Zemrës Sime të Shenjtë, ju do të merrni hiret për t'i bërë ballë persekutimit të tillë.

Besimi Kristjan do të ndalohet, me kalimin e kohës, së bashku me fetë e tjera që nderojnë Atin Tim.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, do të mbroheni nga Qielli, por ju duhet të luteni për forcë, sepse demokracia do të kthehet përmbys, me kokën poshtë.

Si kombi më i madh në botë të deklaroj lirinë me anë të demokracisë, ju shumë shpejt do t'ju mohohet e drejta të jeni Kristjan.

Kjo e drejtë, edhe pse e mohuar për ju, do të shikohet si një manovër demokratike. Këto ligjet e reja, që shpëjt do të futen në shtetin tuaj, do të duken si ligje inkluzive, ku gjithkush është i mbrojtur nën fenë për një bote të vetme.

Këto ligje do ta fyejnë Emrin Tim të Shenjtë, por Unë nuk do t'ju braktis. Unë do t'ju jap gjithë ndihmën që ju duhet. Ajo që duhet të bëni është të më kërkoni Mua.

Unë ju shikoj dhe ju mbroj pasi koha për përmbysjen e Kishave Kristjane është afër.

Ato mund të mbyllen, fëmijët e Mi, ata mund të ndryshojnë Sakramentet e Mi që ato të bëhen të pavlefshme, të dekurajojnë shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe t'ju ngacmojnë ju, por kjo nuk do të ketë vlerë. Fuqia e tyre as nuk do t'i afrohet thjeshtësisë së besimit, përuljes së shpirtit dhe dashurisë për Mua, Jesusin tuaj.  

Shpëtimtari juaj I dashur
Jesu Krisht

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-wish-to-call-upon-all-of-gods-children-in-the-united-states-of-america/