E Mërkurë, 29 Gusht 2012, në 23:00
Për çdo ligj të
rëndë të aprovuar prej shteteve, të cilat i kundërshtojnë Ligjet e Hyjit, forcat
e ndëshkimit do të bien mbi ta prej Dorës së Atit Tim.
Çdo ofendim i lig, i
kryer në kundërshtim me Ligjet e Hyjit, do të sulmohet dhe kombet do të vuajnë
për mëkatet e tyre.
Ashtu si Mëshira e Hyjit është e madhe dhe do të mbulojë pjesën
më të madhe që do të jetë e mundur për t’i shpëtuar shpirtrat, po ashtu, edhe
ndëshkimi i Hyjit do të lëshohet për të ndaluar përhapjen e ligësisë.
E mira kundër të ligës është një betejë ndërmjet Hyjit, Atit Tim
të Përjetshëm dhe Satanit. Kaq e thjeshtë është.
Ata që ndjekin Ligjet e Hyjit do të jenë të mbrojtur.
Ata, për të cilët ata
luten dhe ofrojnë sakrifica personale në shpërblim për mëkatet e tyre, do të
trajtohen me butësi.
Ata që refuzojnë të ndjekin Hyjin, edhe pse e dinë të Vërtetën,
dhe që infektojnë shpirtra të tjerë përmes ligjeve të liga që ata i vendosin
mes kombeve të tyre, do të ndëshkohen.
Do të ketë shumë stuhi,
përmbytje dhe tërmete përpara.
Sepse çdo fyerje kundër
Hyjit do të ndeshet me rezistencë të ashpër, në mënyrë që, me kalimin e kohës,
pastrimi të arrihet dhe të përmbushet.
Kurrë mos e harroni se dashuria për Hyjin duhet të dalë nga
zemra.
Mohojeni Fjalën e Hyjit dhe ju do të vuani për këtë.
Dashuria për Hyjin duhet të jetë e pastër. Frika ndaj Hyjit
është një pjesë e natyrshme e afinitetit për Madhështinë e Krijuesit të të
gjitha gjërave dhe është pjesë e kësaj dashurie.
Duhet të tregohet respekt për Ligjet e Hyjit.
Kur respekti mungon dhe kur njeriu i përçmon Ligjet e
Hyjit, duke e korruptuar njerëzimin, Zemërimi i Atit Tim do të lëshohet.
Jezusi juaj