Saturday, 20 October 2012

Jesusi: “Pregatituni të dëshmoni shenjat që do t’ju shfaqen nga Qielli së shpejti”

E Dielë, 23 Shtator 2012, ora 20:00

Bija Ime e dashur, me dashuri Unë ju kërkoj të gjithë fëmijve të Zotit të pregatiten të dëshmojnë shenjat që do të shfaqen së shpejti nga Qielli.

Shenjat do t'i tregohen botës në mënyra të ndryshme, me qëllim që t'i zgjoj fëmijët e Zotit. Shumë do të përpiqen t'i mohojnë këto shenja dhe t'i shpërfillin si supersticioze dhe në imagjinatën e besimtarëve.

Ju që do t'i dëshmoni shenjat, duhet ta dini se ato do t'ju ndihmojnë të pregatisni shpirtin tuaj. Sepse kur ju e keni ushqyer shpirtin dhe keni kërkuar falje për mëkatet tuaja, vuajtja juaj, pas Paralajmërimit, do të jetë minimale.

Pranojini këto shenja, këto mbrekulli, si një Dhuratë nga Qielli.

Mos i luftoni ato apo t'i shpërfillini, sepse ato janë provë e Premtimit Tim për t'ju pregatitur ju të gjithëve para Ardhjes Sime të Dytë.

Shkoni tani dhe kini besim.

Besimi është vepra më e rëndësishme e besnikërisë për Mua, Jesusin tuaj.

Besoni tek Unë dhe gjithçka do të jetë mirë.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/prepare-to-witness-signs-soon-to-be-revealed-from-heaven/