Kerko Mesazhet ketu

Friday, 19 October 2012

Unë nuk jam Biri i Njeriut si njerëzit presin që Unë të Jem. Unë jam i pazakontë

E Martë, 18 Shtator 2012, në 17:40

Bija Ime fort e dashur, ka qenë një udhëtim shumë i vështirë për ata ndjekës të Mi që e ndjekin këtë mision.

Ata vihen në lojë prej atyre mendimet e të cilëve ata i vlerësojnë.

Ata pësojnë tallje prej atyre që deklarojnë të jenë shpirtërisht të pjekur dhe janë pështyrë nga ata që më mohojnë Mua, Jezu Krishtin.

Ata duhet ta pranojnë Kurorën e Gjëmbave dhe përulësinë që nevojitet për ta duruar dhimbjen e vuajtjes në Emrin Tim të Shenjtë.

Asnjëri të mos e nënvlerësojë udhën me gjemba drejt shpëtimit të përjetshëm.

Nëse e duroni agoninë, ju do të pastroheni shpejt dhe pastaj do të jeni në gjendje që t’i ndihmoni të tjerët, pastrimi i të cilëve nuk do të ndodhë deri pas Paralajmërimit.

Do të ketë raste, dishepujt e Mi të dashur, kur gënjeshtrat do të mbillen në kokën tuaj prej të tjerëve të cilët duan që ju ta braktisni misionin Tim.

Ju thjesht duhet të qëndroni të vendosur, të mirësjellshëm dhe më pas qëndroni në heshtje kur të përballeni me këtë persekutim.

Kurrë mos debatoni apo të përpiqeni të provoni vërtetësinë e Fjalës Sime të Shenjtë, sepse do të pengoheni dhe pastaj do të rrëzoheni. Do të jetë atëherë kur ju do të goditeni dhe do ta ndjeni të vështirë që të vazhdoni përpara për ta shpallur Fjalën Time të Shenjtë. Me fjalë të tjera, do të ngecni. Pastaj do të ketë paqartësi dhe, në disa raste, ju do të më ktheni Mua shpinën.

Shumë prej ndjekësve të Mi, që e morën kryqin e tyre për të më ndjekur Mua në këtë mision, për të shpëtuar shpirtrat, nuk mundën të vazhdojnë në udhëtimin e tyre të vështirë.

Disa i lejuan të tjerët të mbillnin farat e dyshimit brenda mëndjeve të tyre.

Disa të tjerë u besuan gënjeshtrave që iu qenë treguar për ta mohuar këtë, misionin Tim të shenjtë të fundit në tokë për ta përgatitur njerëzimin për Ardhjen Time të Dytë.

Vetëm ata me një dashuri të thjeshtë për Mua, me një besnikëri të thellë, dhe që e kuptojnë rolin e vuajtjes në shpëtimin e shpirtrave, patën qëndrueshmërinë që të vazhdonin.

Nuk është e lehtë të më ndiqni Mua, Jezusin tuaj. Ndërsa ndjekja e mësimeve të Mia mund t’ju afrojë më pranë Zemrës Sime të Shenjtë, është vetëm atëherë kur ju dorëzoheni, ndaj realitetit që është Kryqi, që ju me të vërtetë mund ta quani veten një dishepull i Imi.

Shumë shpirtra të gjorë besojnë se ata do të marrin fuqi të madhe, lavdi dhe famë të madhe në botë kur ju i përgjigjeni Thirrjes Sime. Nuk është kështu.

Unë jam një viktimë që vuan dhe këtu qëndron fuqia Ime mbi Satanin.

Unë nuk jam Biri i Njeriut si njerëzit presin që Unë të Jem. Unë jam i pazakontë. Unë zgjedh shpirtra të padenjë për t’i shpërndarë mesazhet e Mia.

Unë i thërras më të varfrit, më të butët dhe mëkatarët më të mëdhenj, sepse Mua më duhet t'ju tregoj se ju jeni të gjithë të barabartë në Sytë e Mi. Por do të jenë vetëm ata që e pranojnë se vetëm ata që janë me mendje dhe shpirt të përulur mund të përqafohen prej Meje dhe që do të ecin me shpejtësi drejt përsosmërisë shpirtërore.

Vuani në Emrin Tim dhe Unë do t'ju ngreh në lavdi në Parajsën e Re.

Pranojeni të Vërtetën e Hyjnisë Sime, në atë që Unë kurrë nuk do ta lartësoj Veten Time përmes profetëve të Mi të vërtetë, dhe as ata nuk do të kërkojnë lavdi në Emrin Tim.

Tani, ejani tek Unë me besim dhe dorëzim të tillë që Unë të mund t'ju bëj të Mitë.

Jezusi juaj