Wednesday, 3 October 2012

Nëse ju adhuroni zota të rremë dhe kërkoni shumë gjëra, pasuri dhe dhurata të tjera, thjesht për të kënaqur epshet tuaja, ju do të tërhiqni Princin e Errësirës

E Martë, 28 Gusht 2012, në 19:30
Bija Ime fort e dashur, bota dhe njerëzit që jetojnë në të janë në mohim të plotë.
Ata nuk besojnë në Hyjin e Vërtetë, Atin Tim të Përjetshëm.
Ata, me miliarda në numër, enden vërdallë të çoroditur dhe ndjekin udhëzues të verbër duke kërkuar një zot që ata të mund ta nderojnë.
Problemi i zotave, zotave të rremë që ata i vënë në piedestal, është se këta idhuj janë të krijuar prej tyre. Vetë krijimi i tyre, i bërë për t'iu përshtatur interpretimit të tyre se kush duhet të jetë Hyji. 
Këta zota bija Ime, që ata i kanë krijuar me qindra prej tyre, janë të formuar sipas imagjinatës së tyre.
Këta zota i shërbejnë vetëm një qëllimi dhe ky është për t’i kënaqur shpresat, të krijuara nga dashuria për vetveten, se si duhet të jetë zoti i tyre ideal.
Zotat që ata krijojnë janë të ndërlikuar. Ato përkojnë me mendimin e tyre mbi të drejtën hyjnore të shpirtrave të tyre. Këta shpirtra besojnë se zotat e tyre të vet-krijuar e promovojnë të drejtën e tyre për gjëra të mahnitshme.
Atyre prej jush që nuk e pranojnë të Vërtetën, Ekzistencën e Hyjit të vetëm të Vërtetë, dijeni këtë.
Vetëm Krijuesi i Vërtetë i njerëzimit mund t'ju japë vullnet të lirë.
Ati Im kurrë nuk do t'ju detyrojë apo t'ju urdhërojë që të bëni diçka, sepse kjo është e pamundur.
Kur ju u kërkoni zotave të rremë që t'ju japin pasuri, t'ju bëjnë të suksesshëm apo kur kërkoni favore, ju bëheni egoistë.
Është vetëm kur ju i kërkoni Hyjit që t'ju japë dhurata, sipas Vullnetit të Tij të Shenjtë, që ju mund të komunikoni realisht me Hyjin e vetëm të Vërtetë.
Nëse ju adhuroni zota të rremë dhe kërkoni shumë gjëra, pasuri dhe dhurata të tjera, thjesht për të kënaqur epshet tuaja, ju do të tërhiqni Princin e Errësirës.
Ai po e pret momentin kur ai t'ju japë favore të tilla. Mos ia hapni derën Mbretit të Gënjeshtrave, sepse ai do t'ju vijë me një çmim tepër të madh.
Ai do t'i shkëmbejë të tilla dhurata të botës me shpirtin tuaj.
Jezusi juaj