Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 16 October 2012

Epoka e Re do të lajmërohet prej Ardhjes Sime të Dytë. Koha është e shkurtër

E Martë, 11 Shtator 2012, në 19:30

Bija Ime fort e dashur, më në fund, ti e ke kuptuar gëzimin e vuajtjes kur ajo ofrohet me kurajo dhe vullnet të lirë.

Shpirtrat e shpëtuar të sjellin ty lot gëzimi ashtu si edhe ata, gjithashtu, janë të mbushur me lot kur kanë shpëtuar nga fundosja në zjarret e Ferrit.

Dijeni se Misioni Im është për të shpëtuar të gjithë shpirtrat.

Kurrë mos e harroni se Ati Im ia ka dhënë njerëzimit mburojën që i duhet për të shpëtuar shpirtrat me Hirin e Imunitetit.

Rrëmbejeni atë, sepse përmes tij të gjithë shpirtrat mund të shpëtohen. Vetëm mendoni për botën e mrekullueshme, e cila shtrihet përpara.

Asnjëri nuk do të mbajë zi për ndonjë pjesëtar të familjes së tyre të humbur në flakët e Ferrit.

Ju, ndjekësit e Mi, e keni fuqinë për t’i mbyllur Portat e Ferrit përmes lutjeve tuaja për të shpëtuar shpirtrat.

Që asnjë njeri të mos i shpërfillë Fjalët e Mia.

Mos i dekurajoni njerëzit të pranojnë Hirin e Imunitetit sepse Unë e di se disa nga shërbëtorët e Mi të shenjtë po përpiqen që ta bëjnë këtë.

Disa janë duke e bërë këtë të shtyrë prej një ndjenje të keqkuptuar të detyrës por ata e kanë gabim. Ky Hir i Imunitetit është një Dhuratë nga Hyji Atë.

Ju e keni për detyrë, shërbëtorët e Mi të shenjtë, që t'ia jepni atë fëmijëve të Hyjit me qëllimin për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave.

Ka kaq shumë punë për t’u bërë për të përhapur Fjalën Time por pa kohë të mjaftueshme.

Shkoni dhe bëjeni atë mision tuaj, dishepujt e Mi, për t’i shpërndarë Litanitë e Mia, sidomos lutjen e Hirit të Imunitetit.

Shkoni, gjithashtu, dhe tregojuni njerëzve rreth Vulës e Hyjit të Gjallë dhe Indulgjencës Plenare për faljen e mëkateve.

Ju jeni të përgatitur tani për t’i marrë armët tuaja në Emër të Hyjit dhe për të më ndihmuar Mua, Jezusin tuaj, që ta shpëtoj njerëzimin.

Epoka e Re do të lajmërohet prej Ardhjes Sime të Dytë. Koha është e shkurtër.

Mbajeni mend, kini besim tek Unë plotësisht dhe Unë do t'ju çliroj nga shqetësimi dhe frika.

Gjithçka që ju duhet të bëni është të dorëzoheni në lutje.

Ofrojini lutjet tuaja për shpirtrat dhe gjithçka do të jetë mirë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/09/11/the-new-era-will-be-heralded-by-my-second-coming-the-time-is-short/