E Shtunë, 6 Tetor 2012, në 23:05
Bija Ime fort e dashur, për të më dashur Mua me të vërtetë, ju duhet t'i shikoni të tjerët përmes Syve të Mi. Kur ju e shkoni një person tjetër, vështrojeni me kujdes dhe përpiquni të shikoni Praninë Time, sepse Unë jam i pranishëm tek të gjithë shpirtrat, madje edhe tek shpirtrat e nxirë.
Unë jam atje. Vështroni dhe ju do të më shikoni Mua. Kjo është një nga hiret më të jashtëzakonshme të dhëna nga Ati Im i Përjetshëm tek çdo fëmijë i Tij.
Drita e Hyjit është e pranishme tek secili prej jush.
Kjo është dashuri dhe çdo shpirt e ka kapacitetin për dashuri.
Kur ju i shikoni të tjerët, përmes Syve të Mi, ju do të ndjeni dashuri dhe kjo do ta prekë shpirtin tuaj në një mënyrë që ju nuk mund ta mohoni. Kjo dashuri është e vërtetë, dhe prapë ju as nuk mund ta shikoni apo ta prekni atë. Ju gjithashtu do ta keni të vështirë t'ua shpjegoni të tjerëve. Prapë ajo është e pranishme.
Nëse të gjithë fëmijët e Hyjit do ta nderonin Praninë Hyjnore të Atit Tim në botë, në fëmijët e Tij, atëherë paqja do të mbretëronte mbi tokë. Kërkojeni dashurinë dhe ju do ta gjeni atë.
Kaloni pak kohë për të reflektuar mbi ato që Unë ju them tani.
Drita e Dashurisë së Hyjit është si një yll i ndritshëm i pranishëm në çdo shpirt. Tek disa, ajo ndriçon shkëlqyeshëm dhe ju mund ta ndjeni dashurinë nga ai person t'ju mbështjellë ju. Tek të tjerët, ajo është, veçse një dritëz e zbehtë, e vështirë për t’u gjetur, por prapë është atje sidoqoftë.
Kur ju e shikoni njëri-tjetrin, mendojeni këtë kështu. Hyji e krijoi secilin prej jush. Ju jeni vëllezër dhe motra në Sytë e Tij. Atij i sjell kaq shumë gëzim kur Ai i shikon fëmijët e Tij të tregojnë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.
Kur ata zihen midis njëri-tjetrit, kur u shkaktojnë vështirësi dhe vuajtje të tjerëve, Ai ndjen një dhimbje të tmerrshme. Ashtu si çdo prind, Ai lëndohet kur fëmijët e Tij nuk e ndajnë Dashurinë e Tij, Dashurinë përmes së cilës ata ishin krijuar.
Kujtoni gjithashtu se kur ju e lëndoni njëri-tjetrin, ju lëndoni Atin Tim. Ai e ndjen dhimbjen që ju shkaktoni mbi fëmijët e Tij.
Mendoni dyfish herën tjetër përpara se të gjykoni rëndë dikë tjetër apo të tregoni urrejtje, kundrejt një tjetri. Kur ju i bëni këto gjëra, ato janë të papëlqyera prej Atit Tim.
Nëse dikush ju lëndon, lutuni për ata. Sepse kur ka tension dhe mungesë dashurie të pranishme midis dy njerëzve, kjo është e shkaktuar nga shpirtrat djallëzor.
Ngrihuni përmbi këtë tundim. Duajini të tjerët. Trajtojini ata me respekt. Shikojini ata, sikur përmes Syve të Hyjit. Kur ta bëni këtë, ju do të gjeni dashuri. Ju do ta keni më të lehtë të jetoni me njëri-tjetrin dhe të pranoni gabimet e njëri-tjetrit.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/10/06/the-light-of-god-is-present-in-each-and-every-one-of-you/